Home KRYESORE Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas shembjes...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe daljes në rrugë të opozitës, duke bllokuar rrugën “Myslym Shyri”

Kadilli thotë se prej 30 vitesh jetojmë në një sistem që shërben mirëqenie, shërben zhvillim, por që ka dështuar të ndëshkoj të keqen.

Anëtari i Kryesisë së PD-së shprehet se ndëshkimi duhet të jetë premtimi bazë i opozitës.

“Ky është premtimi që na ndan nga ingranazhi i rotacionit mes të njëjtëve, rotacioni që bën pis këdo. Politika e pisët ka emrat e pisanjosëve. Politika tiranike ka emrat e tiraneve. Me ketë premtim duhet të dalim para shqiptarëve sot”, shkruan ndër të tjera Kadilli.

Reagimi i Kadillit: 

Pa Ndëshkim, nuk mjafton largimi i Tiranisë.

Opozita sot është në një nga castet më të vërteta të ekzistencës së vet. Është në thelbin e misionit të vet. Sot PD dhe opozita është më qytetare se sa politike. Sot PD dhe opozita po bën rezistencën përballë të keqes. Opozita po qëndron përballë tiranisë.

Sot qytetaria është në opozitë me pushtetin e Ramës.

Opozita politike duhet të drejtojë qytetarët deri në largimin e tiranisë.

PD dhe opozita politike ka sot përgjegjësinë jo vetëm të largojë Ramën dhe tiraninë e tij. Ka përgjegjësinë të rikthejë institucionet e demokracisë në vend. PD ka detyrimin që t’i garantojë qytetarët se ky rrugëtim nuk do të mjaftojë me largimin e tiranisë, nuk do të mjaftojë me rikthimin e institucioneve demokratike. Ndëshkimi i tiranisë, ndëshkimi i autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tiranisë do të jetë premtimi ynë ndaj qytetarëve. Ndëshkimi i të keqes do të jetë garancia që e keqja të qëndroj larg dhe të mos përsëritet.

Në dy herët që PD ka marrë fatet e vendit në dorë ka parë me shumë nga ndryshimi, më shumë nga ndreqja e të keqes. Por, në të dy rastet ka gabuar në vendosjen e drejtësisë. Nuk mjaftoi zëvendësimi i institucioneve të diktaturës me ato të demokracisë. Nuk mjaftoi se nuk u ndëshkua diktatura, nuk u ndëshkuan autorët dhe bashkëpunëtorët. Motoja “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëpunëtor” nuk i shërbeu vënies së drejtësisë.

Edhe herën e dytë, kur PD mori mbështetjen e qytetarëve për të luftuar korrupsionin, eficienca në qeverisje, me një katërvjecar ekselent, nuk u shoqërua me ndëshkimin e korrupsionit, nuk u shoqërua me ndëshkimin e grabitjes së pasurisë publike. Mandati me duar të pastra nuk shërbeu për të ndëshkuar duart e pista.

Sot, kur PD cdo ditë e më shumë po merr besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, duhet të garantoje së nuk do të mjaftohet me largimin e Rames. Nuk do të mjaftohet me largimin e Tiranisë dhe me rikthimin e institucioneve demokratike dhe hapësirës demokratike për shoqerinë shqiptare.

Ndëshkimi duhet të jetë premtimi yne baze. Prej 30 vjetësh jetojmë në një sistem që shërben mirëqënie, shërben zhvillim por që ka dështuar të ndëshkoj të keqen. Ky është premtimi që na ndan nga ingranazhi i rotacionit mes të njëjtëve, rotacioni që bën pis këdo. Politika e pisët ka emrat e pisanjosëve. Politika tiranike ka emrat e tiraneve. Me ketë premtim duhet të dalim para shqiptarëve sot.

Në protestë, në shesh, në ekran, në takime, në cdo komunikim me qytetarët ne duhet të kemi vetëm një premtim – pa ndëshkim, nuk mjafton largimi i tiranisë.

Share: