Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të rregullt dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, zyra e Hashim Thacit njoftoi një konferencë për shtyp në hyrje të Presidencës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa ka kërkuar që të formohet qeveria e re sa më shpejt.
“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm që çdo hap që e kam marrë të jetë në përputhje të Kushtetutës. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konstatoi që parlamenti është organi më i lartë në Kosovë. Duhet të themelohet sa më parë qeveria e re e vendi.
Thirrje të gjitha partive dhe institucioneve të zbatojnë të vendimin e Kushtetueses. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë për kalimin e këtij tranzicioni. Të përqëndrohemi për të kaluar me sukses pandeminë e Covid-19.Të vazhdojmë me reformat në drejtësi, ekonomi, të forcojmë institucionet e sigurisë. Të punojmë që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e BE dhe NATO”, tha ai.
Top Channel