Home KRYESORE Marrëveshje kundër ref. në drejtësi? Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Marrëveshje kundër ref. në drejtësi? Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim shpreson që të mos ketë një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Në një status në Twitter, ambasadorja shkruan se megjithëse e ngadaltë dhe e dhimbshme, reforma është e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”- shkruan Kim.

Ky status i saj vjen pas një takimi tjetër që është raportuar në media se ajo ka patur në zyrën e kryeministrit Rama. Ky është takimi i tretë që ajo ka patur me krymeministrin këtë javë dhe është shoqëruar gjithashtu me takime me kreun e opozitës Basha dhe presidentin Meta. /Opinion.al

Share: