Home KRYESORE Marrëveshje Rama-Basha? Haxhiu: Ekziston një mirëkuptim

Marrëveshje Rama-Basha? Haxhiu: Ekziston një mirëkuptim

Analisti Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me aktualitetin politikë në Shqipëri. Haxhiu u shpreh se një marrëveshje Rama-Basha do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët, pasi sipas tij, palët do të qetësoheshin dhe do të ishin qytetarët që do të vendosnin me votë.

Sipas analistit, kjo marrëveshje mund të ekzistojë pasi shoqëria shqiptare është lodhur nga politika dhe kjo marrëveshja do t’i jepte një frymë të re Shqipërisë.

“Unë jam që marrëveshja Rama-Basha të jetë në të mirë të Shqipërisë. Unë mendoj që një mirëkuptim në ajër ekziston dhe ky mirëkuptim ekziston për arsye se shoqëria shqiptare është lodhur. Po them ky mirëkuptim do të ishte mirë që të ndodhte, kushdo që fiton zgjedhjet të jetë në bashkëqeverisje me partinë tjetër. Të ketë një marrëveshje që t’i japin një frymë të re Shqipërisë për arsye se partitë e vogla po e ngulfosin një alternativë të re qytetarë që duhet të lind. Nëse kjo ndodh jo Shqipëria, por krejt bota shqiptare do të arrijnë një gjendje relaksi. Marrëveshja Rama-Basha do të ishte lajmi më i mirë për shqiptarë, jo vetëm për Shqipërinë”,-tha Haxhiu./ Opinion.al

Share: