Home KRYESORE Vetëm Shqipëria dhe Turqia prishën objekte të mbrojtura nga Europa Nostra

Vetëm Shqipëria dhe Turqia prishën objekte të mbrojtura nga Europa Nostra

Në mars të vitit 2020 Europa Nostra shpalli Teatrin Kombëtar, si një nga sitet kulturore në botë në rrezik. Pavarësisht kësaj, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, Teatri Kombëtar u shemb.

Por a ka precedentë një ngjarje e tillë, kur një objekt i mbrojtur nga ky institucion, i cilësuari si më “autoritari i trashëgimisë kulturore në Europë”, të shembet nga qeveria vendëse?

Duket se vetëm Turqia dhe Shqipëria shkatërruan objektet, të cilat ishin nën mbrojtjen e organizatës Europa Nostra.

“Deri më sot dhe përpara shkatërrimit të dhunshëm dhe brutal të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, asnjë nga 36 objektet e trashëgimisë të përzgjedhura për ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’, që prej 2013-ës nuk është shkatërruar. Hasankeyf, në Turqi, mund të krahasohet me rastin e Teatrit Kombëtar, sepse qyteti u zhyt nën ujë për shkak të ndërtimit të një dige në lumin Tigër”, deklaron Europa Nostra për gazetën Panorama.

Përpos Teatrit Kombëtar, edhe  Hasankeyf, i quajtur ndryshe si “xhevahiri i njerëzimit”, u përmbyt për shkak të ndërtimit të një dige. Diga sot funizon një hidrocentral të ndërtuar në atë zonë.

Ky monument ishte nën mbrojtjen e Europa Nostrës dhe UNESCO do ta kishte marrë nën mbrojtje, por duhej që Ministria e Kulturës, të bëntë kërkesë. Kjo gjë që nuk u lejua nga Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan./Opinion.al

Share: