Nga Erion Dasho
Madje, shumë më mirë kur përhapet në verë, pasi kushdo mund ta kalojë më lehtë dhe të fitojë imunitetin aq të nevojshëm.
Po kështu, virusi në verë do të përhapet shumë më ngadalë se në dimër, duke u kontrolluar më lehtë.
Ajo që duhet patur parasysh si në dimër dhe në verë janë të moshuarit dhe të sëmurët që duhen mbrojtur. Me sa shoh, ende nuk ka masa që t’u dedikohen atyre.
Në se duam një verë të qetë për të gjithë, një verë që e shfrytëzojmë për të krijuar imunitet grupi ndaj COVID, një verë që e shfrytëzojmë për të riparuar ekonominë, kujdesi për të moshuarit dhe të sëmurët është domosdoshmëri.