Home KRYESORE “Shembja brutale”/ Meta publikon këngën italiane, homazh për Teatrin Kombëtar

“Shembja brutale”/ Meta publikon këngën italiane, homazh për Teatrin Kombëtar

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Evropë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art”, shkroi presidenti Ilir Meta, në një postim në Facebook.

Më tej vijoi:

🇦🇱

““Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. “

Shqipërimi i këngës:ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?E latë dalëngadalë të vdesë,E katandisët dalëngadalëNë një gërmadhëPastaj një të shtunë, natënGoditja finale!Mospërfillës ndaj të gjithë atyreQë për njëzet e shtatë muaj,Çdo mbrëmje, çdo natëBesuan tek kjo ëndërrZemrën e tyre që rrihte.Përse?Dhuna e një pushtetiKujton të kaluarënS’e bëri tërmeti,E bëri pushtetiFikët një qiriQë i jepte dritë qytetitDhe ne pyesim veten: Përse?Sa bukur ishte të luajeNë këtë teatër të mrekullueshëmPo, pak i vjetër dhe i lënë pas dorePor e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.Shkatërruat një histori,Duke mbytur çdo shpresë.Përse? Përse? Përse?Dhuna e një pushtetiKujton të kaluarën …S’e bëri tërmeti,E bëri pushtetiFikët një qiriQë i jepte dritë qytetitDhe ne pyesim veten: Përse?Unë jam TeatriUnë jam ShqiptarFikët një qiriQë jepte dritë…Që i jepte dritë qytetitPërse? Përse? Përse?E latë dalëngadalë të vdesë,E katandisët dalëngadalë në një gërmadhëPastaj një të shtunë, natënPolicia dhe buldozeriMospërfillës ndaj të gjithë atyre që …Çdo mbrëmje, çdo natë,Besuan te Teatri,Te një zemër që rrihteFikët një qiriFikët një flakë!Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

Top Channel

Share: