Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Si gënjeu dje hapur Rama për plazhet, çfarë ndodh realisht në Europë,...

Si gënjeu dje hapur Rama për plazhet, çfarë ndodh realisht në Europë, ‘hidhet në erë’ plani për turistë me charter

Të mësuar tashmë me gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama, qytetarët çdo ditë e më shumë nuk po iu binden urdhërave të tij, që ambalazhohen me mendim ekspetësh. Çudia më e fundit e qeverisë shqiptare është mbyllja e plazheve për turistët, të paktën deri në muajin Qershor, ligjërisht, pasi nëse hyn në rrjetet sociale ka shpërthim fotosh me bikini.

Gjatë ditës së djeshme kreu i qeverisë tha se plazhet do të hapen nga data 1 Qershor për hotelet, dhe nga data 10 Qershor për të gjithë qytetarët, një vendim që të kthen edhe njëherë te lufta e klasave mes të pasurve dhe të varfërve. Sikur të mos mjaftonte me kaq, Rama tha se asnjë vend në Europë nuk i kishte hapur plazhet, gjë që rezulton një mashtrim i madh, pasi mediat botërore janë mbushur me foto të dyndjes së qytetarëve drejt bregdetit.

“Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në Evropë nuk i ka hapur plazhet, dhe nuk mund ta bëjmë ne. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis.

Ne kemi vendosur t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të  mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, u shpreh Rama.

Por në fakt, me një verifikim të shpejtë, rezulton se Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet duke nisur që sot, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani, pa asnjë lloj shqetësimi nga ana e policisë.

Familje ne Itali

Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për ‘normalen e re’. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.

Plazhet ne Greqi
Popullimi i plazheve ne britanine e madhe

Ndërkohë që një tjetër vend i goditur si Britania e madhe ka pasur këtë fundjave një dyndje të qytetarëve në plazhe, favorizuar dhe nga temperaturat e larta që nuk janë të zakonshme për vendin ishullor.

Po ashtu Spanja dhe Portugalia janë shumë më parë se ne me procesin e hapjes së plazheve, dhe as që mund të mendohet se ato mund të ruhen me policë.

Plazhet ne Spanje, nje prej shteteve me te goditura nga Covid 19

Sa kohë që vendi ynë nuk ka ende një plan të qartë si do të ruhet distanca mes qytetarëve, apo kushtet e tjera që duhet të ndjekin strukturat hotelerike, apo plazhet publike, padyshim që do të ketë edhe një goditje në numrin e turistëve të huaj, që mund të zgjidhnin bregdetin tonë për pushime.

Polic duke terrorizuar qytetaret ne plazhet shqiptare

Një nga premtimet që u hodh shpejt në erë, ishte dhe ajo që citonte Blendi Klosi studio më studio, se në fund të muajit do të kishte avionë privat me turistë në vendin tonë. “Ne shpresojmë që në muajin Maj turistët të fillojnë fluturimet charter në Shqipëri dhe do të jemi përpara vendeve të rajonit”, deklaronte Klosi, ndërsa tani ne jo vetëm nuk jemi përpara vendeve të rajonit, por renditemi të fundit.

Mbylljen e plazheve apo parqeve e zonave të gjelbra nuk ka asnjë ekspert mjekësor që ta mbështesë, pasi ajo lidhet direkt me imunitein e njerëzve, që në rast izolimi përkeqësohet ndjeshëm. Gjatë ditës së djeshme një reagim për këtë pati dhe mjeku Pipero, i cili vazhdimisht ka këshilluar që hapja e plazheve të bëhet sa më parë, pasi është e faktuar që uji i kripur i deteve nuk e transmeton virusin.

Gënjeshtra për plazhet nuk është e vetmja e kreut të qeverisë, pasi dhe më herët ka justifikuar dhunën e policisë apo masat shtrenguese me informacione jo të vërteta. Ishte Rama ai që dilte çdo ditë e deklaronte se vendi mund të kishte mijëra jetë të humbura, ndërkohë që realiteti ka treguar se dhe vendet e tjera të rajonit, e kanë përballuar po kaq mirë, e ndoshta edhe më mirë situatën e Covidit, pa qenë e nevojshme mblellja e terrorit dhe frikës te qytetarët. (E.K/Faxweb.al)

Share: