Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera U akuzua në protestë, reagon Rama: Ajo që thonë nuk ka lidhje...

U akuzua në protestë, reagon Rama: Ajo që thonë nuk ka lidhje me teatrin

Regjisori Robert Budina i bëri thirrje organeve të drejtësisë të reagojnë mbi dhunën e policëve gjatë aksionit të shembjes së Teatrit më 17 maj. Ai theksoi se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrti nuk do të tërhiqet dhe se nëse nuk ka një reagim qyetetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasurinë.

“Ne nuk do tërhiqemi se jemi kockë e fortë. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u krye mbi artistët e qytetarët e intelektualët, kemi të gjitha pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët se doni të mbronin kulturën e dinjitetin tuaj. Nëse nuk ka një reagim , qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten e pasuritë e tyre me të gjitha format”, tha Budina, teksa lexoi një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ai shtoi se protesta e tyre për më shumë dy vite e kishte çuar në dëshpërim total kryeministrin.

“Kryeministri tha bëj çfarë të dua se i kam votat, por a i ka votat? Ja treguam 2 vjet e 3 muaj edhe e çuam në dëshpërim total që të kryente akt terrorist, e shembi Teatrin për të na thënë se është i fuqishëm, duhet të qëndrojmë gjatë të fitojmë demokracinë”.

Sipas Budinës, “faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi të skëterrshme për atë që po ndodh në Shqipëri, moto jonë është jo “ik ik”, po “eja eja”, ai që duhet të ikë duhet të iki vetë”.

Ne akuzojmë direkt kryeministrin Edi Rama, kryetarin e nenkryetarin e Bashkise, drejtorin e Teatrit Kombetar, keshilltarin e Bashkise, ministrene Kultures qe me veoprimet e mosveprimet e tyre kane provokuar ate akt dhune te 17 majit Nje hap i pare, eshte ndalimi i cdo punimi ne truallin e Teatrit Kombeter, kerkesa nga ana e prokurorise e sigurimit te proves, e shpallja e procedimit penal per te gjithe te perfshiret, nese ska reagim te shpejte nga prokuroria, do jemi ne qe do kerkojme me force. Ju bej thirrje autoriteteve te drejtesise nderkombetare te reagojne, vendi po rreshket ne situate pasigurie”, tha Budina në fund të fjalës së tij.

Ndërkohë teksa protesta zhvillohej, kryeministiri Edi Rama i pyetur nëse ka një hakmarrje ndaj teatrit, deklaroi në një intervistë televizive se ajo që po thuhet në shesh nuk ka lidhje me teatrin dhe se shumica e komunitetit teatror kërkon ndërtimin e një godine të re.

Hakmarrje personale? Nuk e di se kush më ka bërë çfarë në atë teatër që ka mbjellë te unë një hakmarrje 20 vjeçare. Gjithcka thuhet në sheshin tashmë të zbrazët nga ajo godinë nuk ka lidhje me teatrin, me historinë e teatrit dhe me komuniutetin teatrit. Ata të cilët mezi presin ndërtimin e teatrit te rinj janë shumë. Në fillim fare kur filluan protestat për teatrin nuk denjonte asnjë politikan të afrohej te protesta e teatrit. Artistët hyn në dialog me ne dhe ranë dakord për ndërtimin e teatrit. Atje janë disa artistë dhe partitë e opozitës”, tha Rama. /Opinion.al

Share: