Home KRYESORE Anulimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë,Grenell:Të vendosim një datë tjetër

Anulimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë,Grenell:Të vendosim një datë tjetër

Përmes një publikimi në rrjetin social tuiter, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar anulimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit në Prishtinë si rezultat i akuzës  së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, më duhet të kthehem në vendin tim për t’u impenjuar mbi situatën.  E informoj ambasadorin Grenell se nuk mund të jem në takimin e 27 Qershorit në Shtëpinë  Bardhë”, shkruan Hoti.

Në rrjetin social ka ardhur edhe përgjigja e të dërguarit të presidentit Turmp,  për Kosovën, i cili shkruan se e kupton vendimin dhe pret të vendosë një datë tjetër.

“Faleminderit Kryeministër. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të vendosim një datë tjetër takimi së shpejti”, shkruan Grenell./Opinion.al

Share: