Home KRYESORE Autopsia private nxjerr tjetër rezultat për vdekjen e George Floyd

Autopsia private nxjerr tjetër rezultat për vdekjen e George Floyd

George Floyd, afro-amerikani vdekja e të cilit ka shkaktuar trazira civile në SHBA, ka ndërruar jetë nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), sipas një autopsie private.

Mjekët e punësuar nga familja e të ndjerit thanë se Floyd vdiq për shkak të shtypjes së ushtruar në qafë dhe shpinë nga oficerët e policisë në Minneapolis.

Gjetjet ndryshojnë nga një autopsi zyrtare paraprake e kryer nga ekzaminuesi mjekësor i qarkut. Kjo autopsi nuk gjeti prova të “asfiksisë traumatike ose mbytjes”.

“Shkaku i vdekjes për mendimin tim është asfiksia, për shkak të shtypjes së ushtruar në qafë – e cila mund të ndërhyjë në oksigjenin që shkon në tru – dhe shtypjes së ushtruar në shpinë, e cila ndërhyn në frymëmarrje”, tha Michael Baden, ish-mjek i New York City ekzaminues i cili ishte punësuar nga familja e George Floyd.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë prej disa ditësh nga protesta të nxehta, që po zgjerohen gjithmonë e më shumë. Kjo valë reagimi u shkaktua pas vdekjes së një afro-amerikani gjatë arrestimit nga policia. Në rrjet u bë virale video e George Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur gjurin në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal. deri sa Floyd ndërroi jetë. /Opinion.al

Share: