Home KRYESORE ‘Babai radikal’, Ylli Gurra: Prindi nuk është pronar i fëmijës, dyfish përgjegjësi...

‘Babai radikal’, Ylli Gurra: Prindi nuk është pronar i fëmijës, dyfish përgjegjësi për vajzën! Përdhunimi i 15-vjeçares? Duhet reagim!

Në një intervistë për Report TV, Gurra tha se prindërit nuk janë pronarë të fëmijëve, përkundrazi, sipas tij ata kanë përgjegjësi t’i arsimojnë fëmijët.

Asnjë prind nuk mund të justifikojë arsimimin e fëmijëve të tij, sidomos për vajzat. Për rastin ebabait radikal’, Roland Kryemadhi, i cili nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se ideja që fëmijët i edukon zoti është justifikim i cekët.

Në një intervistë për Report TV, Gurra tha se prindërit nuk janë pronarë të fëmijëve, përkundrazi, sipas tij kanë përgjegjësi t’i arsimojnë ata.

“Nuk ka lidhje me justifikimin që ka përdorur qytetari. Zoti i ka dhënë mundësinë njeriut, për mbi mundësinë i ka dhënë përgjegjshmërinë. Justifikim i cekët pa asnjë vend. Kurani thotë lexo. Aq më tepër për vajzat është dy herë obligative çështja e arsimimit. Është vajza, nëna gruaja e cila sjell botën. Ku është shkruar që janë pronarë të fëmijëve prindërit?! Këtu i iket përgjegjësisë si prindër. Çdo prind ka detyrimin për mirëpërgatitjen për në jetë të fëmijëve. Profeti thotë, përgatitja e brezit tuaj fillon 20 vjet përpara lindjes.  Pra prindërit duhet të shikojnë mirearsimimin e fëmijëve 20 vjet më parë.  Është përgjegjësi prindërore për fëmijët në përgjithësi, por për vajzat dyfish. Prindi nuk është pronar.  Nuk është plaçkë fëmija, aq më tepër vajza. Është përgjegjësi e dyfishtë. Deri në moshë madhore prindi ka përgjegjësinë për ta përgatitur dhe jo për ta përdorur. Kjo nuk ka lidhje me fenë”, u shpreh Ylli Gurra.  

Share: