Në një kohë kur ekonomia shqiptare del e “plagosur” nga pandemia e koronavirusit, ftesa për të gjithë është: të mbështesim biznesin vendas dhe t’i bëjmë pushimet në Shqipëri.
Kjo do ishte një mundësi e mirë që bizneset ta marrin veten, por disa prej tyre, po mendojnë të dalin nga kriza direkt, duke rritur çmimet.
Një faturë e çmendur e ditës së sotme që po qarkullon në internet (14 qershor 2020) në një biznes në Llogara, tregon se çmimi i një pilafi është 750 lekë të reja dhe ai i një kosi 800 lekë të reja.
Ndërsa uji dhe kafja janë në një shifër më modeste, duke u faturuar me 1000 lekë të vjetra.
Në total, kjo faturë në këtë biznes, vetëm me këto 4 artikuj shkon në 1750 lekë të reja, çmim mjaft i kripur për këto artikuj që në kryeqytet apo ndonjë qytet tjetër nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë në total./Gazetashqip