Home KRYESORE Del video-Vrasja në Tiranë/Përplasen makinat, njerëzit vrapojnë të trembur

Del video-Vrasja në Tiranë/Përplasen makinat, njerëzit vrapojnë të trembur

Këto janë momentet e ekzekutimit të Hekuran Billës.

Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh. Makina e autorëve, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë.

Në video shihen gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Dyshimi kryesor i atentatit mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, në vitin 2006, vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin./Opinion.al

Share: