Rassegna tematica dedicata alla promozione del cinema e dell’industria cinematografica italiana promossa dal Ministero degli Esteri, in collaborazione con il Ministero dei Beni Culturali, ANICA, ICE e Istituto Luce – Cinecittà – ‘Fare Cinema’ quest’anno ha cambiato modalità e avrà luogo interamente online.
Grazie al supporto di RaiPlay – la piattaforma di streaming video gratuita della Rai che si può vedere dal Computer, Tablet, Smartphone e Smart TV connessa ad internet – dal 15 al 21 giugno saranno disponibili una serie di contenuti fruibili gratuitamente e liberamente anche in Albania, senza limitazioni dovute al “geo-blocking”. I contenuti della rassegna saranno pubblicati sul sito web e sui canali social dell’ IIC di Tirana e prevedono, fra le altre cose, una serie di masterclass, videolezioni e cortometraggi dedicati a Federico Fellini ed Alberto Sordi.
Vi invitiamo a seguirci suoi social e sul nostro sito per tutti gli aggiornamenti.
***
Përmbledhje tematike kushtuar promovimit të kinemasë dhe industrisë italiane të filmit promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore, ANICA, ICE dhe Istituto Luce – Cinecittà – këtë vit ka ndryshuar modalitet dhe do të zhvillohet tërësisht online.
Falë mbështetjes së RaiPlay – platforma falas streaming video e Rai-t që mund të ndiqet nga Kompjuteri, Tableti, Smartphone dhe Smart TV i lidhur në internet – nga datat 15 deri në 21 qershor do të jenë në dispozicion shumë përmbajtje të shfrytëzueshme falas dhe lirisht edhe në Shqipëri, pa kufizime që lidhen me “geo-blocking”. Përmbajtja e përmbledhjes kinematografike do të publikohet në faqen e internetit dhe në kanalet sociale të IIC në Tiranë dhe përfshin, ndër të tjera, një seri masterclass, videomësime dhe filma me metrazh të shkurtër kushtuar Federico Fellini-t dhe Alberto Sordi-t.
Ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet e saj sociale dhe në faqen tonë të internetit për të gjitha përditësimet./Instituto Italiano di Cultura