Home KRYESORE Marka ka rëndësi dhe ajo Neranxi jep garanci suksesi te bizneset e...

Marka ka rëndësi dhe ajo Neranxi jep garanci suksesi te bizneset e tjera.

Tashmë na bëjnë me dije se studentët e Institutit Kulinar Neranxi janë në 90% të tyre të punësuar që tani për sezonin turistik në bregdetin shqiptar të Jonit dhe Adriatikut!

Sot po ju sjellim në vëmëndje restorantin “Sole e Luna” në Borsh të Sarandës, drejtues është master chef Arjan Ceka, docent i Institutit Kulinar Neranxi dhe ku pothuajse i gjithë stafi i kuzhinës, pastçerisë, picerisë dhe bukë pjekjes është i dhe nga Institutit Kulinar Neranxi.

Aty për mbështetje në hapjen e sezonit kanë shkuar edhe docentët e Kurseve të Bukëpjekjes, picerisë dhe xhelaterisë Klodi Gurra dhe Franc Kanapari dhe Resorti “Sole e Luna” është klient i Kompania Neranxi.

Po ashtu në restorantin e markës “Sofitel” te Shkëmbi i Kavajës chefja e kuzhinës është Zamira Bakalli, docente në Institutin Kulinar Neranxi dhe stafi i kuzhinës dhe pastiçerisë janë Kristi Çeku/ Roland Stafuka / Iljada Penxho/Kristina Doko dhe Markeliani e Fjoraldi që janë studentë, apo ish studentë të formuar të markës Neranxi në të njëjtin Institut që është më i madhi në Ballkan.

Në vëmëndje tuajën po sjellim dhe faktin që te ky institut kulinar me emër të madh vazhdojnë regjistrimet per vitin shkollor 2020 – 2021

“Me ne merrni zanatin më të kërkuar për momentin,

Kanë filluar regjistrimet për vitin shkollor 2020- 2021 dhe ju mirëpresim nga e hëna në të shtunë nga ora 09.00 deri në ora 17.00.

Kurse 1-3-6-9 muaj dhe 2 + 1 vjecare për kuzhinjerë e pasticierë, shef kuzhine e pasticerie dhe Master Chef kuzhine e pasticerie, i gjeni në Instituti Kulinar Neranxi.

Mësimi zhvillohet nga e hëna në të premte, 3 orë në ditë me tre orare të ndryshme.

Docentët tanë që janë chefat më të mirë në treg. Ne ju mirëpresin nga afër për të parë ambjentet klasat dhe laboratorët ku bëhet praktika. Kur mbaroni së zhvilluari shkollën te ne ju mundësojme dhe punësim.

Për çdo paqartësi kontaktoni me këto nr:Telefoni: 042406636
Mobile : 068 60 40 205

Ose ejani nga afër në adresën Autostrada Tiranë-Durrës km 7, Yrshek. Faleminderit!”

Share: