Home Gjeo-Ekonomia Putin, në pushtet deri më 2036-ën? Rusët votojnë më 1 Korrik

Putin, në pushtet deri më 2036-ën? Rusët votojnë më 1 Korrik

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka caktuar 1 korrikun si datë kur rusët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, që i mundësojnë atij qëndrimin në pushtet deri më 2036.

Ky projektligj, me ndryshime kushtetuese, është miratuar nga ligjvënësit dhe Gjykata Kushtetuese në muajin mars.

Dokumenti ishte planifikuar të vendosej në referendum kombëtar më 22 prill, mirëpo për shkak të pandemisë me koronavirurs, votimet janë shtyrë.

Kritikët e Putinit kanë thënë se ai e ka marrë iniciativën për këto ndryshime, me qëllim të mbajtjes së pushtetit edhe për 12 vjet vjet, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.

Mandati aktual i Putinit, i dyti më radhë, ka nisur më 2018. Kushtetuta aktuale ruse u ndalon presidentëve që të udhëheqin për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme, mirëpo ndryshimet e reja do t’i mundësojnë atij të garojë për një mandat të pestë në karrierën e tij, më 2024.

Putin, 67-vjeçar, ish-zyrtar i KGB-së, ka udhëhequr Rusinë, si president apo kryeministër, për më shumë se 20 vjet./Opinion.al

Share: