Home KRYESORE Reforma Zgjedhore, Rama: Rëndësi ka që LBPD do hyjë në zgjedhje

Reforma Zgjedhore, Rama: Rëndësi ka që LBPD do hyjë në zgjedhje

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se pas kësaj marrëveshjeje është e rëndësishme që Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata.

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama . /Opinion.al

Share: