Home KRYESORE Seferi:Serbia ka ndaluar lobimin kundër Kosovës,çfarë pritet në Uashington

Seferi:Serbia ka ndaluar lobimin kundër Kosovës,çfarë pritet në Uashington


Në një raportim nga Beogradi, gazetari Idro Seferi tha se në Serbi flitet që takimi i Uashingtonit me përfaqësuesit e Kosovës të jetë vetëm një marrëveshje fillestare, ndërsa hapa të mëtejshëm do të ketë në muajin gusht.

“Në Beograd pritet që në Uashington të firmoset një marrëveshje për të vënë në binarë dialogun duke u zotuar që palët të mos pengojnë njëri-tjetrin në arritjen e marrëveshjes dhe proceset ndërkombëtare. Serbia ka ndaluar lobimin kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk dihet nëse do të jetë Trump në takim, por në Serbi thuhet se pritet që do të ketë në 28 një fotot me përfaqësuesit.

Pritet të jetë një marrëveshje fillestare, ndërsa pritet të ketë hapa në muajin gusht me  ndërmjetësimin e Richard Grenell”, tha Seferi./Opinion.al

Share: