Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera SPAK rrëzon OFL-në, heq sekuestron për 48 pasuri

SPAK rrëzon OFL-në, heq sekuestron për 48 pasuri

SPAK hequr sekuestron për 48 pasuri të cilat u sekuestruan më kërkesën e Operacionin Forca e Ligjit. SPAK argumenton se bllokimet janë bërë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke përgatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.

Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Mbi zbatimin e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 në periudhën nga data 31.01.2020 deri 31.05.2020.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri. Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte). Gjithashtu në një rast është dërguar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës e vendosur në kushte emergjente për një shtetase.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë:

Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.
Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.
Në lidhje me rastin e bllokimit të pasaportës është vendosur kthimi i saj, pasi bllokimi ishte bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020

Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke pregatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ Opinion.al

Share: