Home KRYESORE Tani merreni këtë marrëveshjen e madhe, futeni në gotë, dhe pijini lëngun...

Tani merreni këtë marrëveshjen e madhe, futeni në gotë, dhe pijini lëngun tre herë në ditë…

Nga Mentor Kikia

Marrëveshja u bë, por reforma zgjedhore jo!
(Vetëm një letër me firma që duhet për negociatat)

Më në fund ka një lajm të madh. Partitë, nën diktatin e ambasadorëve të huaj në Tiranë, bënë marrëveshjen për reformën zgjedhore. Një javë tension, natë e ditë, tryeza, konferenca, orë të gjata mbyllur në zyra.
Dhe me në fund u arrit.

Por çfarë u arrit, e dini?

Asgjë! Po asgjë prej gjëje.

Kjo marrëveshje duhej si letër e firmosur, për të plotësuar një nga kushtet e hapjes së negociatave, të cilat edhe pse u hapur, ende nuk janë hapur tamam.

Pyetja e madhe është kjo: Çfarë solli kjo marrëveshje në mekanizmin tonë zgjedhor?

A e bën procesin më të sigurtë nga vjedhja e votave?

A e bën politikën tonë më demokratike dhe transparente?

A i jep votës së popullit pushtetin e vërtetë që duhet të ketë?

A e bën popullin vërtet sovran, siç e tharrësit ata që ne votojmë njëherë në katër vjet?

JO!

Asgjë nga këto nuk është arritur.

U vendos se do të bëhet identifikimi biometrik, pra që burri të mos votojë edhe për gruan, edhe djalin që është emigrant në Greqi, dhe që pas vitit 2025(me shpresë) anëtarët e KQZ dhe numëruesit e votave të jenë jo politikë.

Çfarë pritej dhe duhej bërë?

Ndryshim sistemi: Nuk u bë

Hapjen e listave të kandidatëve: Nuk u bë

Votimi i emigrantëve: Nuk u bë!

Rregulla të reja për financimin e fushatave: Nuk u bë

Transparenca e financimit nga vetë kandidatët (sipërmarrësit-oligarkë që kandidojnë): Nuk u bë

Tani merreni këtë marrëveshjen e madhe, futeni në gotë, dhe pijni lëngun tre herë në ditë.

Share: