Kishë, xhami apo muze, historia e Hagia Sofia në Stamboll është më shumë politike sesa fetare. Prandaj ajo ka qenë gjithnjë viktimë e përplasjeve ideologjike ose fetare. E shndërruar “përjetësisht” në një xhami nga Sulltan Mehmeti II, në 1453 kur turqit pushtuan për herë të parë Stambollin, ajo u bë muze në 1934, me urdhër të Mustafa Kemal Atatürk, themeluesit të Republikës Turke. Të Premten, Këshilli Turk i Shtetit e rrëzoi këtë vendim, duke arsyetuar se ai binte ndesh me vendimet e marra nga qeveria që ishte në fuqi 567 vjet më parë dhe për këtë arsye “nuk përputhej me parimet e shtetit të së drejtës”.
Duke mos marrë parasysh karakterin universal të monumentit që njihet edhe nga UNESCO, shteti turk mori vendimin ta përdorë atë xhami dhe që në 24 korrik pritet të fillojnë lutjet në Hagia Sophia. “Nëse siç Atatürku e bëri atë një simbol të revolucionit të tij laik, Erdogan po bën të kundërtën. Ky vendim nënvizon revolucionin konservator që ka përfshirë gjithë Turqinë, “tha Soner Çagaptay, një specialist turk në Institutin e Ushingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt.
Përtej simbolit historik, ky veprim ka qëllime shumë më prozaike: ekonomia dhe popullariteti i presidentit po bien me shpejtësi.
Nëse këto nuk do të kishin ndodhur ai do të kishte mbajtur edhe tani kujdesin e mëparshëm ndaj transformimit të këtij monumenti: “Ju nuk jeni në gjendje të mbushni Xhaminë Blu që është fare pranë, por premtoni të mbushni Hagia Sophia. Le të mos gënjehemi prej këtyre mashtrimeve”, u ishte kthyer ai islamo-nacionalistëve që kërkonin një vit më parë konvertimin e Hagia Sofisë.
Që atëherë, koha politike ka ndryshuar.
I mundur nga Partia Republikane Popullore e opozitës (CHP, Partia Atatürkut) në bastionin e tij në Stamboll, si dhe në disa qytete të tjera të mëdha gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019, Rexhep Tajip Erdogan po bën gjithë akrobacitë për rifitimin e bazës së vet elektorale. Dhe për të arritur këtë, nuk gjeti lëvizje më të mirë sesa kundërsulmi ndaj presekutorëve laikë të CHP, që cilët i kishin privuar për tetëdhjetë e gjashtë vjet besimtarët nga e drejta për tu lutur në këtë bojekt kulti.
Tendenca
Që nga humbja e tij vitin e kaluar, popullariteti i Presidentit, ai i partisë së tij islamo Konservatore AKP dhe i aleatëve të tij ka vazhduar të bierë. Një sondazh i MetroPOLL i kryer në fund të qershorit kreditoi aleancën presidenciale me vetëm 36.5 përqind, krahasuar me 45 përqind për opozitën. “Erdogan ka fituar pothuajse çdo zgjedhje që nga viti 2002, duke u mbështetur në një axhendë të rritjes ekonomike. Vendi ka hyrë në recesion, sidomos pas epidemisë së koronavirusit. Dhe kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh gjatë pushtetit të tij të gjatë”tha Soner Çagaptay.
Ekonomia turke nuk e ka marrë veten nga kriza monetare e gushtit 2018. Sipas një raporti të fundit nga Konfederata e Sindikatës së Disk, papunësia së shpejti mund të prekë 16 milion njerëz (kundër 3.8 milionë zyrtarisht). Ekonomia dhe biznsi janë përparësitë absolute të turqve. Prandaj pushtetit i duhet të ndryshojë sa më shpejt kurbën për të rifituarpopullaritetin. “[Ky vendim] tregon se qeveria, ose Erdogani, nuk janë më në gjendje të prodhojë politika ose projekte të reja për të stimuluar dhe mobilizuar publikun. Kështu që ata po e konvertojnë Hagia Sophia si kartën e fundit për të luajtur, “tha Rusen Çakir, një ekspert për Islamin politik në Medyascope TV, në fillim të qershorit.
Qeveria dëshiron të mobilizojë duke u fokusuar në temën e Turqisë fitimtare duke evokuar kohët e lavdishme osmane por edhe betejat që Erdogan ka hapur sot në vende si Libia, Iraku, apo Mesdheu Lindor … Ekranet e televizionit dhe shtypi besnik janë urdhëruar të propogandojnë historinë e një vendi që rritet duke luftuar me armiqtë e tij historikë. Mes tyre e parë është Greqia, e cila u trishtua shumë nga vendimi për të konvertuar Hagia Sophia-n. Ankaraja dhe Athina janë duke negociuarnjë numër dosjesh, duke filluar nga çështja e migracionit deri në përcaktimin e ujërave territoriale, duke mos harruar statusin e seminarit ortodoks Halki në Stamboll.
E pakthyeshme
Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, që është shumë pranë qarqeve ungjillorë, ishte gjithashtu i shqetësuar për qëllimet turke. “Hagia Sophia, e vendosur në territorin tonë, është pronë e Turqisë, si të gjitha objekete tona kulturore”, u përgjigj zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy. “Dëmi që ky akt do ti shkaktojë imazhit të Turqisë, si një vendi kryesisht mysliman, por i hapur dhe në paqe me trashëgiminë e tij të krishterë, do të jetë i pakthyeshëm dhe domethënës,” analizoi Soner Çagaptay. Fndërkohë që sipas tij përfitimi i popullaritetit për Presidentin pritet të mbetet minimal.
Erdogan zgjodhi një moment simbolik për ta shpallur këtë vendim para bashkëqytetarëve të tij. Ai e bëri fiks në ora 20 53.duke iu referuar vitit 2053, që ai e ka shpallur si një objektiv që Turqia i ka vënë vetes për tu bërë një fuqi e madhe, pra pikërisht gjashtëqind vjet pas 1453, viti kur ra Kostandinopoja. Në këtë moment Erdogan nënshkroi dekretin që i’a ktheu Hagia Sophia-n besimtarëve myslimanë.
Kështu, ish baziliaka që ata e thërrasin si “Urtësia e Shenjtë” u bë xhamia 84,685 në vend.
Burimi: Liberation/ Përgatiti Lapsi.al