Home KRYESORE Video/”Dorëzohet” Trump, vendos maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Video/”Dorëzohet” Trump, vendos maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Edhe pse prej muajsh ekspertët e shëndetësisë në SHBA apelonin për vendosjen e maskave, Trump i ka neglizhuar këshillat e tyre.

Trump vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend. Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambient të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e nevojshme vënia e maskës”.- tha Trump.

Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës./ Opinion.al

Share: