Home KRYESORE Dy ditë para udhëtimit në Hagë, Thaçi shkon tek varri i Adem...

Dy ditë para udhëtimit në Hagë, Thaçi shkon tek varri i Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para udhëtimit për në Hagë.

Nga Prekazi ai ka dha mesazhinse ‘’Dielli do të lindë përsëri’’.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, shkruan ai.

Thaçi, do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të pyetet pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

Hashim Thaçi premtoi se nëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e vërtetë, ai do të dorëhiqet si Presidenti i Republikës së Kosovës./Opinion.al

Share: