Home Gjeo-Ekonomia Bashkimi i shqiptarëve të Maqedonisë se Veriut për kryeministrin e parë shqiptar...

Bashkimi i shqiptarëve të Maqedonisë se Veriut për kryeministrin e parë shqiptar mision ndaj Kombit.

Nga Azgan Haklaj

Struga përqafuese e gjeneruese e ideve novatore, avangardë e zgjimit kombëtar për finalizimin e ëndrrës shekullore.

Thirrje për jetësimin e bashkimit që na la si testament Gjergj Kastrioti (Skënderbeut) me thuprat e tij dhe vargjeve lapidare të kokrrave të shegës së Homerit Shqiptar Gjergj Fishta. Shqiptarët kanë hyrë në mijëvjeçarin e tretë, si një komb, të cilit historia i ka caktuar një rol të dorës së parë, në zhvillimet politike në rajon.

Në ruajtjen e ekuilibrave politikë, etnikë, e kulturorë, paqes e stabilitetit në Ballkan. Ruajtjen në këtë pjesë të trazuar të kontinentit të dy arritjeve më të qenësishme të civilizimit perëndimorë BE-së dhe NATOS.Rikthimi i shqiptarëve si popull me një rol të dorës së parë në skenën ballkanike dhe europiane të historisë, nuk i befason aspak studiuesit e zellshëm të saj, diplomatët seriozë e vizionarë, aq më pak aleatët tanë të mëdhënj SHBA e BE.Këta aleatë e shohin stabilitetin afatgjatë të Ballkanit,me integrimin e tij në NATO e BE, demokratizimin e tij të plotë, me hartimin e zbatimin e politikave të fqinjësisë së mirë sëbashku për respektimin rigoroz e reciprok.

Respektimin e plotë e pa kushte të lirive dhe të drejtave të njeriut, barazisë së plotë të qytetarëve, përtej përkatësive etnike i shohin si garancinë më të mirë, për sigurinë, mbrojtjen e përbashkët nga kërcënimi i ekspansionit politik dhe ushtarak të Perandorisë së Re Ruse dhe aleatëve të saj të cilët kanë një peshë jo të vogël në zhvillimet e sotme ndërkombëtare, si dhe venies fre invadimit ekonomiko kulturorë neotoman, me anë të të cilit ideatorët e kësaj strategjie shpresojnë në ringritjen nga varri të Perandorisë së vjetër Osmane Përkundër faktit se shqiptarët janë të ndarë në 5 shtete nga Shqipëria nanë janë më të ndërgjegjësuar se asnjëherë më parë për identitetin autentik e të lashtë Europian. 

Ata janë të vetëtijshëm  se historia e tyre  nuk është e ndërtuar me mite e gënjeshtra trashanike si ajo e Greqisë dhe Serbisë.Historia jonë është me fakte të pakundërshtueshme, të qarta, kokëforta, aksiometrike.Një histori e lashtë  etniciteti, shtetformimi, kulture  e civilizimi, nga e cili buron vetë qytetrimi  greko-romak.Ky binom u ba identiteti i qytetërimit të sotëm europian, i demokracisë, së drejtës juridike, e më në fund i filozofisë së besimit dhe iluminizmit në kontinentin tonë.

Sot shqiptarët kudo që ndodhen në Preshevë, në Mitrovicë, Maqedoni, apo në Mal të Zi nuk mund të vriten, të dhunohen e dëbohen si më parë me operacione të spastrimit etnik, aq më pak të pranojnë statusin e qytetarëve të dorës së dytë.Në të gjithë hapsirën shqiptare po jetësohen mesazhet  testament të thuprave të Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe vargjeve lapidare të kokrrave të shegës të Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishtës, të cilat rezultuan me shume sukses, si në Tuz, ashtu dhe në Luginën e Preshevës.

Ëndrrat e segmenteve të nacionalizmit shovinist, akoma prezente në politikat dhe qeveritë e Beogradit të Maqedonisë së Veriut , Malit të Zi apo Greqisë tashmë janë shuar.Të bindur se në fushëbetejë do përballen me 10 milion shqiptarë, qarqet antishqiptare sllave të dirigjuara nga Moska i janë rikthyer politikës së vjetër;” Perça e sundo”.Pas grushteve të nokautit që morën me skenarët e organizuar, me ndarjen e Mitrovicës, shterrimit të ëndrrave për ndarjen Kosovës, zhbërjen e saj gjoja me demarkim, apo korrigjim kufijësh.

Deshtimin në përpjekjet për ta ndalur zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit z Talat Xhaferi, apo në pengimin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe antarësimit të saj në Nato dhe fillimin e rrugëtimit drejt BE- së. Deshtimit në tentativën e grushtit të shtetit në Mal të Zi, skenarit të luftës civile në Shqipëri në zgjedhjet e  vitit 2017-të ustallarët e vjetër patën projektuar Strugën si gjah’ të radhës në zgjedhjet e 15-të tetorit të vitit 2017-të, ashtu siç qënë përpjekur në zgjedhjet lokale të prillit në vitin 2009, por patën humbur me turp.

Armiqtë tanë në këto orvatje ndryshuan strategji.Nuk bëhej fjalë më për ta sulmuar me avionë, tanke, apo topa për të vrarë banorët e sajë.Objektivi i atyre që i kishin bërë hesapet pa hanxhinë, siç thotë një fjalë e urtë popullore, ishte përçarja e partive politike shqiptare dhe e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet lokale të 15-të tetorit të vitit 2017-të, ku objektivi kryesor ishte Struga, kërthiza e shqiptarizmit.

Me anë të kësaj përçarje dhe shpërndarjes së votave, mendjet diabolike të shovinistëve maqedonë shpresonin në fitoren ëndrrimtare të tyre. Kjo do të thoshte që qeverisja e Strugës Shqiptare dhe e banorëve të sajë të bëhej nga një kryetar sllavë( guvernator), me politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët janë zotër shtëpie prej mijëra vjeçarësh. Më në fund ndryshim i strukturës etnike, i emrit dhe identitetit të këtij qyteti, të cilin për nga rendësia që ka për kombin, për të sotmen dhe të ardhmen e tij, e emertojnë si Strasburgu Shqiptarë, çka do të çontenë frenimin e projektit të bashkimit kombëtarë.

Edhë në këto zgjedhje të 15- të korrikut gjithë investimi i sllavo- neootomanë ëshë në Strugë me të gjithë mënyrat, deri me investimin e kalit të Trojes, prandaj është shumë e rendësishme e jetike fitorja. Përqafimi i idesë së kryeministrit të parë shqiptar, mbështetja referendare e struganëve për Ali Ahmetin dhe BDI- në deshmoj se Struga është përqafuese e gjeneruese  e ideve novatore, avangardë e zgjimit kombëtarë.

Ja përse historikisht ka qenë dhe është kaq e rendësishme për shqiptarët dhe njëherësh kaq e lakmueshme nga shovinistët sllavo- maqedonë Struga, Hirushja jonë dhe pse është jetik triumfi  i shqiptarëve me dt 15 korrik në Strugë dhe në të gjithë Maqedoninë e Veriut.Pak histori.Struga është kërthiza e trojeve etnike shqiptare. Ajo është e vendosur në një pozicion gjeostrategjik. Zoti i ka blatuar një bukuri magjepsëse, çka ka zgjuar lakmitë e pushtuesve barbarë të shumtë, por falë qëndresës homerike të shqiptarëve i kanë rezistuar rrebesheve të historisë dhe erozionit të kohërave.

Historia na tregon se këtu janë ndërthurur mbretëritë dhe qytetrimet tona të famshme iliro-epirito-dardane, të cilat kanë shpërndarë dritën e lirisë, qytetërimit  e zhvillimit ekonomok e kulturorë në të katër anët e trojeve pellazgo-iliro-arbërore.

Qytetërimi i lynkasëve, stërgjyshërve tanë ka populluar prej mijëra vitesh Ohrin, Srugën dhe hapsira të gjera të kësaj treve.Mbi themelet e këtij qytetrimi u krijua Mbretëria Ilire katër shekuj para Krishtit.Mbreti Bardhyl në moshën 90-të vjeçare printe në ballë të kalorësisë së tij kundër falangave maqedonase. Beteja për Strugën eshtë aq e vjetër sa vetë historia. Sruga ishte pjesë e Shtetit të Arbrit 800 vjet më parë krijuar nga Progoni me të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin.

Nga Struga rrjedh Drini. Nga këtu fillon kilometri i autostradës më të gjatë, më të bukur ujore të trojeve shqiptare, në të dy anët e të cilës është ruajtur me fort se kudo geni shqiptar. Eshtë ruajtur gjuha, liria, gjurmët e qytetrimit iliro-arbërorë, e drejta zakonore e shqiptarëve, Eposi i Kreshnikëve, folku dhe mitologjia.Struga është një qendër e rendësishme universitare, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për krejt hapsirën shqiptare, madje për krejt rajonin.Këtë madhështi na e përshkruan bukur zëri brilant i Shkurte Fejzës.” Rrugës time për ShqipëriMë ka përcjellē ai Drini i ZiE u nisa për me dalëPorsi vala e Drinit të Bardhë.

Xhamadani vija vija Eshtë Kosova është Shqipëria Rreh si zemër çiftelia Sa e madhe ështē Shqipëria”.

Në kalendarin historik nuk ka ditë, muaj apo vit që të mos jenë të rendësishme në memorjen kombëtare për shkak të ngjarjeve me ndikim në këto treva të lavdishme. Muaj gusht na kujton betejën e Ohrit të 15-të gushtit 1465, ku heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) i shpartalloi ushtritë e bashkuara turko-maqedone. Është gushti i Hasan Prishtinës, ideologut dhe prijësit të kryengritjes së përgjithshme për shpalljen e pavarësisë, i cili nga Shkupi i çliruar nga luftëtarët e tij, Bajram Currit, Isa Boletinit, Bajram Daklanit në Kuvendin e Shkupit të vitit 1912-të hartoj projektin e shtetit Komb;”Katër vilajetet në një vilajet, (shtet) me kryeqytet Shkupin”.

Në përpjekjet për çlirim  kombëtar e shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Struga dhe Ohri kanë kontribut të shquar.Veçojmë nga Struga firmëtarin e aktit të pavarësisë Nuri Efendi Sojlliun.Viprimtari i çeshtjes kombëtare, patrioti, atdhetari doktori i Medicinës Ibrahim Temo, drejtues i gazetes ” Hereket” Bruksel (viti 1896 ) drejtues i gazetës ” Sada”  ( Rumani , viti 1898) .

Ai ngriti në këmbë Revolucionin Xhonturk për kufizimin e pushtetit absolut të sulltanit dhe kontriboi për shpalljen e pavarësisë.Dha kontribut të madh për hapjen e shkollave shqipe dhe mbështeti Alfabetin Latin në Kongresin e Manastirit.

Në Ohër lindi atdhetari e publicisti i Rilindjes Kombëtare Dervish Hima.Ai është autor i manifesteve radikale për luftë mbarëkombetare kundër Turqisë, i cili u burgos dy herë. Kontriboi jashtëzakonisht në njësimin e Gjuhës  Shqipe në Kongresin e Manastirit. Nënshkroi dekleratën e pavarësisë, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Rilindja Kombëtare ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për çeshtjen Kombëtare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Pashko Vasa e vëllezërit Frashëri janë truri i përgatitjes të platformës, ku shqiptarët për herë të parë startuan me program të qartë politik, i cili u ba frymzim për etërit e pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo Luli, Mehmet Pashë Deralla, Luigj Gurakuqi, Vehbi Dibra, Dom Nikoll Kaçorri.

Kontributin e vëllezërve Frashri e ka gdhendur në vargje poeti jonë Koçi Petriti.”  Tre Vëllezërit FrashëriSa për tre TomorëNë tre kontineteShkelin për një Vlorë.Tomori është Mali Zot i Dodonës Pellazgjike, i heroit të Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut të cilin e vizitojnë mijëra peligrinë nga e gjithë bota me dt 20 -25 gusht të çdo viti.

Tomori është froni i Perendive.Aty Zoti flet Shqip me atë gjuhë që ka folë Aleksandri i Madh, Pirroja, mbretërit, Bardhyli, Genti e Teuta.Me këtë gjuhë ka folë shpata e Skenderbeut, pena e rilindasve të mëdhenj, gjoksi shkëmb i Mic Sokolit, diplomacia e Ibrahim Rugovës, pushka liberatore e Adem Jasharit, Ramush Hardinajt, Ali Ahmetit.

Eshtë Gjuha Shqipe që u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Është gjuha e Shenjtores Nënë Terezes, për të cilin u sakrifikua babai i saj Kolë Bojaxhiu.Për të përmbushur amanetin e të parëve, të deshmorëve, që dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën për liri e barazi, momenti historik kërkon sot në mënyrë imerative që shqiptarët të jenë unikë rreth gjuhës dhe flamurit për kryeministrin e parë shqiptar.

Partitë politike duhet të bëhen bashkë e ta mbështesin pa xhelozi idenë e kryeministrit shqiptarë. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ju ban thirrje shqiptarëve atje, partive të bashkohen dhe të vendosin, të mbështesin Naser Ziberin sepse e meriton votëbesimin nën Emblemën e Shenjtë, Flamurin Kuqezi dhe BDI-në si ideatore dhe realizuese të këtij misioni të madh kombëtar.

Ky betim solemn djeg skenarin maqedonas të përçarjes dhe vazhdimit të sundimit suprematik etniko -politik të shqiptarëve.Çdo shqiptar duhet të votojë nr 9-të, sepse BDI-ja është garante e kryeministrit të parë shqiptar. Çdo votë që nuk shkon për nr 9- të shkon për Zaevin e Mickoskin. Ata u bënë bashkë, prandaj dhe shqiptarët duhet të bashkohen.Vëllezër dhe motra të Maqedoninë së Veriut, ju baj thirrje si vëllai juaj, si gjak i gjakut tuaj bashkohuni.

Jo për një ide politike, por për një vepër historike që përmbush kauzën shekullore, amanetin e deshmorëve.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i vetëdijshëm për rendësinë jetike që ka Struga për historinë e sotme e të ardhme të Atdheut tonë u propozoi pushteteve vendore dhe e finalizuan Trinjakëzimin e Strugës, Sarandës dhe Tropojës. Ky trinjakëzim është trinom iliro-epirito-dardan, është Trini e Shenjtë, trekëndësh historiko-kulturorë.Lidhjet e Strugës, të Tropojës Dardane dhe të Epirt të Pirros së Madh kanë ekzistuar në kordinim përfekt, bashkëveprim të sinkronizuar sa herë është venë në pikëpyetje liria e identiteti ynë.

Mjafton të kujtojmë Besëlidhjen e Lezhës apo vatrat më të shquara kundër reformave të Tanzimatit që ishin Pollogu e  Shkupi, nën udhëheqjen e Dervish Carës, Janinës nën udhëheqjen e Zenel Gjolekës, Rrapo Hekalit, Hodo Aliut, Malësia e Gjakovës, Tropoja e Dardanisë nën udhëheqjen e Binak Alisë. Këto kryengritje kishin shpërthyer kur mbarë Europa shkundej nga Revolucioni kapitalist i vitit 1848-të. Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kur të votoni me dt 15-të korrik duhet të kujtoni vargjet e shenjta të Hymnit Kombëtar.

“Rreth flamurit të përbashkuarMe një deshirë e një qëllimTë gjithë atje duke u betuar Ta lidhim besën për shpëtim.

Data 15-të korrik është dita e zgjimit kombëtar, e besëlidhjes së re shqiptare.Shqiptarët me votën e tyre referendare  për nr 9- të dhe kryeministrin e parë shqiptar’ do të vendosin gurëthemelin e Epopesë Shqiptare.

Share: