Home KRYESORE Dipllomati godet përsëri: Kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997?

Dipllomati godet përsëri: Kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997?

Nga Shaban Murati

Ata zyrtarë të lartë, politikanë dhe ekranistë, që merren sot kaq shumë me Haxhi Qamilin dhe vitin 1914, kur Shqipëria ishte pushtuar nga trupat serbe e greke, pse nuk e përmendin asnjëherë që në vitin 1997, kur nuk kishte trupa pushtuese serbe e greke, në Shqipëri u krijuan kundër njera-tjetrës

“Aleanca e mbrojtjes së Jugut” dhe “Aleanca e mbrojtjes së Veriut”?

Sipas të dhënave të vetë zyrtarëve të atij viti kulmor të mbrapshtë në Shqipëri në vitin 1997 janë vrarë nga 3 mijë deri në 6 mijë vetë. Me një marrëveshje të fshehtë të dy qeveritë amnistuan njera-tjetrën, i vunë rrasën e varrit të vërtetës tragjike kombëtare dhe askush nuk dha llogari për mijra viktimat.

Historia dhe populli kërkon të dijë: Kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997?

Share: