Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Dje u mbush nje vit nga zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019!...

Dje u mbush nje vit nga zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019! Askush nuk foli!

Nje vit me pas!

Nga Florjan Nuri

Koha eshte ilac per shume gjera. Per shume veprime dhe aksione.

Dje u mbush nje vit nga zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019. Pothuajse kaloi ne heshtje. Besoj se refleksionet e seciles pale nuk kane lene vend per kujtese.

Sepse ne te vertete zgjedhjet e atij viti shenuan nje moment qe fatkeqesisht rendoi mjaft mbi shtetin shqiptar.

Ato zgjedhje vune ne nje situate te paprecedente marrdheniet shteterore midis institucioneve kryesore ne vend. Per here te pare ne historine pluraliste shqiptare u ndermorr nje iniciative per shkarkimin e Presidentit te Republikes. U detyruam te therrasim Komisionin e Venecias per te disaten here. Jo per probleme kushtetuese, por per kush ka te drejte. Dhe nje shtet normal nuk mund te funksionoje ne kete menyre!

U zgjodhen kryetare bashkie disa njerez problematike, pa histori politike apo suksese profesionale ne jeten e tyre. Jo per here te pare gjithsesi! Por ne ndryshim nga heret e tjera keta individe as nuk u lodhen te mendonin se ne cilen zyre po hynin. Ne ndryshim nga shume te tjere mendoj se shembulli me ilustrues eshte rasti i bashkiakut te Kamzes, zoti pim pam papapam pam pum. Ne fakt, raste te tilla kane zbehur dhe rolin apo figuren edhe te atyre bashkiakeve te tjere qe kane ardhur nga histori politike perballjesh apo suksesesh ne fushat e tyre profesionale. Tashme ata jane detyruar te heshtin dhe te presin sulmet e rradhes te Kryetarit te tyre. Atehere kur e mendon ai dhe kur i duhet atij. Edhe kjo eshte nje merite e padiskutueshme e 30 qershorit! Edhe ata mendoj se do te deshironin te kishin fituar permes nje perballje te drejtperdrejte me kundershtaret e tyre. Mos u keqkuptoni, nuk e kam fjalen per kete djaloshin krenar tiranas.

30 qershori mendoj se po ashtu rrenoi perfundimisht dhe Kuvendin e Shqiperise. E delegjitimoi dhe rreckosi ne ate pike sa tashme duam vetem te shohim disa figura qe momentin e pare na ngrene lesht e kokes perpjete. Po si popull i qete dhe mirekuptues qe jemi menjehere merzitja ia le vendin harese. Sepse keta njerez nuk sforcohen aspak per te na gajasur. Por ketu shkaku nuk eshte 30 qershori. Ne fakt, ne kete rast eshte pasoja!

Nje vit me pas opozita, ajo e verteta, reflektoi.
Me nje kosto teper te larte si per ate vete ne marrdhenien me pale te treta, por po ashtu dhe mbi te gjitha me koston e larte te rrenimit te shtetit shqiptar. Kjo e fundit jo per faj te saj. Perballja ne institucione mendoj se edhe njehere provoi te jete alternativa me e mire per sistemin politik qe kemi zgjedhur.

Po kush fitoi? Individi apo shteti? Une flas per shtetin. Fatkeqesisht humbi. E bashke me te dhe ne!

Dhe eshte pikerisht kjo nje arsye kryesore pse rotacioni politik duhet bere nje ore e me pare!

Share: