Home KRYESORE Ish i dashuri zbulon të fshehtat, tregon sekretet e lidhjes së nxehtë...

Ish i dashuri zbulon të fshehtat, tregon sekretet e lidhjes së nxehtë me Melania Trump: Nuk i pëlqente…

Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me jetën e Melania Trump, para se ajo të njihej me presidentin e SHBA-ve. Një gazetar në Slloveni, i cili pretendon se është ish i dashuri i Melanias, ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e zonjës së Shtëpisë së Bardhë përpara se ajo të bëhej e famshme. Gazetari Peter Butoln thotë se me Melanian ka qenë në një lidhje tre mujore në kohën e gjimnazin, duke shtuar se shkak për ndarjen e tyre është bërë fillimi i ushtrisë nga ana e tij në Jastrebarsko.

“Ne kemi qenë në një lidhje për tre muaj. Mbaj mend se shkolla kishte mbaruar dhe kishim një verë të gjatë përpara. Në atë kohë, i gjithë grupi ynë miqësor u mblodh në Tromostovlje në Ljubljana. Melania erdhi me miqtë e saj. Më pas ne nisëm arsimin parauniversitar dhe ajo nisi një të tillë për dizajn”, është shprehur gazetari.
Më tej ai shtoi se është takuar një herë në Melanian në apartamentin e saj, në të cilën jetonte me motrën katër vite më të madhe.

“Ishte një apartament i vogël, dhomë gjumi. Ajo jetonte atje me motrën e saj Ines, e cila ishte katër vjet më e madhe. Ajo ishte vetëm në apartamentin tim dy herë. Ishte e bukur dhe shumë e re. Asaj nuk i pëlqente të dilte vazhdimisht, nuk pinte alkool si vajzat e të tjera. Lidhja jonë u nda nga ushtria, për të cilën shkova të shërbeja në Jastrebarsko. Që atëherë nuk kemi komunikuar më me njëri-tjetrin”.FOTO GALERI1/14

Top Channel

Share: