Home Approccio Italo Albanese Vazhdojnë projektet e përbashkëta Italo-Shqiptare, këtë radhë në Cërik

Vazhdojnë projektet e përbashkëta Italo-Shqiptare, këtë radhë në Cërik

Projekti PEMA (Project of Emilia-Romagna for Albania) është pjesë e një marrëveshjeje të lidhur midis Italisë e Shqipërisë dhe ka objektiv dhënien e asistencës teknike për të kontribuar në krijimin e një Qendre multifunksionale Ekselence në sektorin agrar e atë agro-industrial në rajonin e Fierit, që do të nxjerrë profile profesionale të çertifikuar në nivel evropian.

U takuan sot në Cërrik drejtuesit e shkollave agrare italiane e shqiptare: Luciana Cino, Drejtuese e Institutit “Garibaldi – Da Vinci” të Cesena-s; Erina Disho, Drejtuese e Shkollës së Mesme Profesionale “Mihal Shahini” të Cërrikut; Alket Merdanaj, Drejtues i Shkollës së Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu” Fier; me praninë e financial manager dhe të executive manager të projektit Pema dhe me asistencën e Zyrës së Shkollave të kësaj Ambasade të Italisë. Gjatë takimit u shkëmbyen eksperiencat teknike mbi çështjet e zhvillimit, administrimit të konviktit, administrimit të laboratorëve dhe aspektet kurrikulare. Janë prezantuar gjithashtu rezultatet e gjashtëmujorit të parë të aktivititetit të projektit për të bërë një krahasim mbi të ardhmen e formimit agrar dhe sipërmarrjen agro-industriale në Evropë.
———
Il Progetto PEMA (Project of Emilia-Romagna for Albania) fa parte di un accordo stipulato tra Italia e Albania ed ha come obiettivo quello di fornire assistenza tecnica per contribuire alla creazione di un Centro multifunzionale d’Eccellenza nel settore agrario ed agroindustriale nella regione albanese di Fier, che fornirà profili professionali certificati a livello europeo.

Si sono incontrati oggi a Cërrik i dirigenti delle scuole agrarie italiane e albanesi: Luciana Cino, Dirigente dell’Istituto “Garibaldi – Da Vinci” di Cesena; Erina Disho, Dirigente dell’Istituto Agrario di Cërrik; Alket Merdanaj, Dirigente dell’Istituto “Rakip Kryeziu” di Fier; con la presenza del financial manager e dell’executive manager del progetto Pema e con l’assistenza dell’Ufficio Scuole di questa Ambasciata d’Italia. Durante l’incontro sono state scambiate le esperienze tecniche su problemi di sviluppo, gestione del convitto, gestione laboratori e aspetti del curriculum. Sono stati anche presentati i risultati del primo semestre di attività del progetto, in chiave di confronto sul futuro della formazione agraria e l’imprenditorialità agro-industriale in Europa.

Share: