Home KRYESORE Çfare i duhet SHBA-se realisht, nje lider veprues, apo nje pozicion presidencial?

Çfare i duhet SHBA-se realisht, nje lider veprues, apo nje pozicion presidencial?

Nga Eva Idrizllari

Duke ndjekur fushaten e zgjedhjeve Presidenciale ne SHBA, kuptoj se dy kandidatet jane ne nje beteje lufte me akuza e kunderakuza, ku ndihet nje antagonizem i prere kampesh politike, si kurre ndonjehere:

Biden (kandidat i te majtes) i ben thirrje popullit amerikan:

“Të bashkuar ne mund dhe do te jemi ne gjendje ta kapercejme kete sezon te erresires. Eshte koha ta vendosim kombin ne nje rruge te re. Trump eshte bartes i zemerimit te madh dhe urrejtjes.”

Trump (kandidat i te djathtes), sfidon kundershtarin, duke i deklaruar popullit amerikan:

“Amerika nuk eshte e mbytur ne erresire, por eshte nje pishtar qe ndez gjithe boten. Keto jane zgjedhjet me te rendesishme ne historine e vendit tone: ka dy vizione, dy filozofi, ju duhet te vendosni midis endrres amerikane dhe axhendes socialiste. Axhenda socialiste e cila do te shkaterroje fatin tone te dashur. Vota juaj do te vendose nese ne i mbrojme ligjet ose nese ne i japim zhurme falas anarkisteve, nxitesve, krimineleve te dhunshem qe kercenojne qytetaret tane.”

Kandidati #i #Demokrateve, #Biden, siguron qe “perparesia e tij si president do te jete epidemia”.

Kandidati i Republikaneve, Trump e sulmon duke thene se “axhenda e Biden eshte Made in China”.

“Joe Biden nese zgjidhet” – thekson Trump, – “do te jete ai qe do te shkaterroje madheshtine e Amerikes ndersa une luftoj per ju. Kemi kaluar 4 vjet duke rikthyer demin e bere nga Joe Biden ne 47 vjet.” (duke renditur nje seri vendimesh “te deshtuara” nga sfiduesi i tij per Shtepine e Bardhe).
Sipas Trump, kundershtari i majte eshte “makthi me i keq, nje kukull i te majtes radikale qe deshiron te shkaterroje Ameriken”.

“Joe do te heqe armet tuaja larg jush” – i deklaron Trump popullit amerikan, – “dhe do te kryeje ngritjen me te madhe te taksave ne histori, duke i harxhuar me pas parate ne “Marrëveshjen e Re te Gjelber”. Joe do t’i jape fund rimekembjes ekonomike dhe do te imponoje nje bllokim te perhershem. Gjithashtu ne rrezik eshte mbijetesa e Kombit, sepse ne anen tjeter ka njerez te çmendur.

E vetmja menyre me te cilen demokratet mund te fitojne zgjedhjet eshte nese jane te manipuluara. Nese doni kriminele, votoni per Demokratet : ata nuk flasin per ligjin dhe rendin dhe duan te shkurtojne fondet per policine.”

Ne lidhje me ekonomine Trump eshte shprehur: “Me mua keni pasur ekonomine me te forte ne historine e botes dhe ne do ta rindertojme ate edhe me te forte.”

Nje nga premtimet e tij: “Ne do te krijojme 10 milion vende pune brenda 10 muajve te ardhshem, te pakten.”

Trump thekson gjithashtu se, me presidencen e tij, “kufijte amerikane jane me te sigurte se kurre”.

Ndersa ne lidhje me pandemine e koronavirusit siguroi amerikanet: “Ne do te prodhojme nje vaksine deri ne fund te vitit nese jo me heret.”

Per #Demokratet, Presidenca e Trump konsiderohet “nje kapitull i trishtuar ne histori”. Ata mendojne se “jane ne nje vrime te zeze dhe duhet t’i japin vendit nje shans.” Per ata “Biden eshte nje president perparimtar”, ndersa “Trump genjen dhe ka deshtuar”.

Joe Biden kerkon te gjeje nje pozicion ekuilibri midis krahut te majte te partise se tij, dhe te moderuareve, perfshire ata votues republikane qe kerkojne nje alternative me te pranueshme kundrejt Donald Trump.

E forte, e ethshme, por edhe e rrezikshme nga pikepamja e perplasjeve mbi bindjet, duket gara presidenciale. Veshtire te percaktohet fituesi ne nje Amerike te ndare ne dy barrikada luftuese.

Çfare i duhet SHBA-se realisht, nje lider veprues, apo nje pozicion presidencial?

Share: