Home KRYESORE BE do të dhurojë vaksina anti-Covid edhe për Shqipërinë

BE do të dhurojë vaksina anti-Covid edhe për Shqipërinë

Komisioni Europian ka porositur 400 milionë vaksina për Covid-19 nga kompania “AstraZaneca”, vaksina e së cilës është zhvilluar me Universitetin e Oksfordit dhe ndodhet në fazën e tretë të testimeve.

Një pjesë e këtyre vaksinave do t’ju dhurohet edhe vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme, thuhet në njoftimin për shtyp të KE-së.

Sipas Deutche Welle, ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja të vaksinës është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Miratimi i një vaksine duket i afërt por nga ana tjetër me ardhjen e vjeshtës shumë vende po japin shenja të një vale të dytë agresive infektimesh.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”

Shqipëria pritet në hapë shkollat javën e ardhshme nën protokolle të përcaktuara sigurie.

Megjithatë edhe vetë kryeministri Rama pranoi dje se pritet të kemi rritje të rasteve të reja nga hapja e shkollave. /Opinion.al

Share: