Home KRYESORE Besa Shahini largohet nga qeveria dhe Shqipëria në fund të mandatit

Besa Shahini largohet nga qeveria dhe Shqipëria në fund të mandatit

Mininstrja e Arsimit Besa Shahini nuk do të përfshihet në fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 2021 dhe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë përtej këtij mandati.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja është shprehur se këtë vendim ja ka komunikuar edhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Besa Shahini u emërua ministre Arsimi në dhjetor të vitit 2018, pas protestave të studentëve. Zërat për largimin e saj qarkullonin prej disa kohësh.Shahini i konsideron këto si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja./ Opinion.al

Share: