Home KRYESORE “Homazh për Maks Velon” ishte duel pa kundërshtar.

“Homazh për Maks Velon” ishte duel pa kundërshtar.

Përse është e vështirë të bëj i gjalli homazh për ish mikun e Vjetër?

Nga Irena Beqiraj

Shënimi, të cilën shumë gazeta e titulluan “Homazh për Maks Velon” ishte duel pa kundërshtar. Se kush ishte Maksi dhe a kishin :

“ figurat e tij një gjymtim sëkëlldisës, ngjyrat e tij një pengim lodhës, poezitë e tij një ngërc sfilitës apo opinionet e tij një ton cjerrës “ le t”ia lemë historisë.

Shkruesi shprehet i bindur se kushdo që do të ndeshet me pikturën e tij mund të pyes “ kush është ky Maks Velo? Bashkohës të tjerë mendojnë se emri i tij do të jetë i skalitur në pjedestalin e intelektualëve te lirë, pa interesa okulte dhe pa dëshirë të dëshpëruar për pushtet.

Teksa e lexoja këtë Homazh, e nxitur nga dyshimi që ndoshta shumë gjëra nuk i di, hapa fjalorin dhe gjeta : Homazh do të thotë -shprehje publike e respektit, nderimit, mirënjohjes , admirimit, vlersimit , lavdërimit për dikë” . Asgjë nga këto nuk gjeta gjatë leximit . I zhdërvjellet, i sinqertë për ato cka mendonte për një mik i cili ka qenë edhe kundështarë i tij publik, shkrimi cirrej për shkruesin duke ulëritur “ vuan nga sindorma Hubris”. Hubris, është një koktej i rrezikshëm i vet-besimit , arrogancës dhe krenarisë që ushqehet nga pushteti dhe predispozicioni personal autoritar.

Sipas Karen Stenner, ( ekonomiste e sjelljes) autoritarizimi është predispozitë në të cilin nuk ka asgjë thelbësisht “të majtë” ose “të djathtë”. Një e treta e popullsise në cdo vend ka predispozita autoritare.

Autoritarizmi u përshtatet njerëzve që nuk mund të tolerojnë kompleksitetin, nuk durojnë dot njerëzit me ide të ndryshme. dhe janë alergjik ndaj debateve të ashpra.

Autoritarizmi është një kornizë mendore, e cila nuk lejon krijimin e lidhjeve të forta , për këtë arsye autoritarët janë njerëz të vetmuar. Kur këto predispozita miksohen me pushtetin cinizimi është i dukshëm .

Një mori studimesh tregojnë që një nga efektet e pushtetit është “ti shikosh të tjerët nën një dritë negative”. Për shkak se pushteti ushqen superioritetin ndaj njerëzve të tjerë, mbajtësi i tij është ka vetbesimin se cfarë ai mendon është tërësisht pasqyrim i të vërtetës apo realitetit .

E njoha pak Maksin, udheheqësin cdo ditë edhe më pak . Por dashuria e Maksit me vetveten nuk mund të ishin kurrë aq shkatërruese ,gërryese sesa trasformimi rënjësor që pësojnë njerëzit me pushtet, të cilëve pushteti u kompromenton mendjen, emocionet , rrjedhimisht dhe mënyrën sesi ato shikojnë dhe vlersojnë gjithcka përrreth.

Maksi i dashuruar me lirinë dhe udhëheqsi i dashuruar me vargonjtë e pushtetit, në këto kushte vështirë i gjalli edhe pse sy hapur të bëj homazh për ishmikun e vdekur

Share: