Home KRYESORE 6 nëntori epilogu i betejës finale dhe prologu i Rendit të Ri...

6 nëntori epilogu i betejës finale dhe prologu i Rendit të Ri Botëror.

Nga Azgan Haklaj

Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimit 
Bota e lirë sheh tek Donland Trumpi gardianin e lirisë së saj. Donald Trump emblemë e guximtarëve.

Njerëzimi ka hyrë tashmë në betejën e fundit, quajeni si të doni, finale, biblike, përballje feshë e civilizimesh, apo luftë për jetë a vdekje, mes lirisë dhe tiranisë, për të vendosur Rendin e Ri Botëror.Shpeshherë vendet e perandoritë e mëdha që udhëhiqen nga tiranët u kanë kallur tmerrin kombeve të lira e të civilizuara.Të kujtojmë perandorinë perse që dukej e stërfuqishme përballë grekëve e popujve të tjerë të civilizimit mesdhetar.

U desh lindja e një gjeniu me gjak shqiptar nga nëna, Aleksandri i madh, guximi e vizioni i tij mbinjerëzor për ta goditur në zemër perandorinë gjigande aziatike. Doktrina ushtarake e Aleksandrit dhe platforma e tij për Rendin e Ri Botëror, ashtu si ajo e Bonopartit të madh 20-të shekuj më vonë ishin apokaliptike dhe krijuan premisat themelore për përafrimin kulturor, ekonomik, shkencor  e social të popujve që sot shprehet me termin globalizëm.

Adolf Hitleri ëndërroj e luftoj të vendoste Rendin e Ri Botëror bazuar në supremacinë teknologjike të makinës së tij të luftës, ideologjisë raciste për dominimin e genit Arian dhe Ksenofobizmit antiSemit.

Ishte Amerika, Atdheu i Washingtonit, Xhafersonit, Abraham Linkolnit, Rusveltit, Kenedit e Xhorxh Bushit që vendosi fatet e civilizimit perëndimor e të demokracisë në shekullin e XX-të, duke triumfuar mbi tiranët e popujve në dy luftëra të përgjakshme botërore e në epokën e luftës së ftohtë.

Në epokën e luftës së ftohtë, bota u nda në dy kampe, në njërën hemisferë shkëlqente dielli i lirisë e tjetrën e kishte pllakosur nata e gjatë dhe e errët e tiranisë komuniste.Kapitullimin pa kushte të atyre që projektuan e adaptuan platformën barbarizëm, izolim, dhunë kanibaleske, burgje  e uri për gjysmën e popullsisë së botës edhe më optimistët e kohës nuk e parashikonin.

Përballjet me tiranët gjithmonë janë të paevitueshme. Shikoni se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë botës mbretërit e terrorit të zi e verdhë.Kujtoni shekullin e XX-të, 11 shtatorin  e vitit 2001 në Amerikë, masakrat e Isisit në Siri, dhunën e brutalitetin e Turqisë mbi popullin kurd që kërkon lirinë dhe shtetin e vet kombëtar.

Genocidin e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë dhe Bosnje.Kujtoni tiranët, Pol Potin, Sadam Hysenin apo Kim Jongun e Dytë. Rusinë bolshevike e Kinën komuniste.6-të nëntori na gjen në fakt në apogjeun e Luftës së Tretë Botërore, me masonët misionarë të antiKrishtit.Bomba biologjike e padukshme dhe e aftë për të vrarë miliona njerëz me emrin covid – 19-të u prodhua në Kinën komuniste.

E paaftë për tu përballur me Amerikën në fushëbetejë, me ekonomi, teknologji, shkencë, standart jetese, art dhe kulturë, raca e verdhë kërkon ta gjunjëzojë Amerikën dhe Europën për të vendosur supremacinë e saj. Betejat ushtarake e politike nuk janë si një ndeshje futbolli që luhet me arbitër. Ato i ngjajnë lojës së shahut ku vetëm me një lëvizje të gabuar mund të kapesh mat e të kapitullosh pa kushte.

E tillë është dt 6 nëntor, e cila ka ndarë jo vetëm Amerikën, por mbarë botën në dy kampe:Pro dhe kundër Trumpit. Kundër Presidentit Amerikan dhe doktrinës së tij të lirisë janë shtetet e mëdha totalitare të Rusisë e Kinës e satelitët e tyre, Koreja e Jugut e superkriminelit Kim Jong i Dytë, Hitlerit të shekullit të XXI-të dhe diktatorët e qeveritë e korruptuara të Europës, Azisë, Afrikës e Amerikës Latine.

E ndërkaq pro Trumpit e doktrinës së tij politike për një botë të lirë e të sigurtë për brezat që do të vijnë, pa diktatura, pa qeveri të korruptuara të hipotekuara tek Xhorxh Sorosi, pa masoneri, pa organizata ndërkombëtare mafioze që luajn ping-pong me fatet e njerëzimit siç po bën OBSH-ja në këtë kohë janë kombet e lira e të civilizuara, qeveritë e tyre demokratike dhe të gjithë ata që i kanë të shenjta idealet e lirisë, të progresit ekonomik e shoqeror, bashkë -jetesën paqësore mes kombeve, e në fund sigurinë e jetës dhe të pronës, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti Danland Trump shkon në zgjedhjet e 6-të nëntorit me aureolën e një burrështetasi të madh, të një lideri të vendosur e të pa tundur në rrugën e lirisë. Ai bart njëherësh në genin e tij gjenialitetin gjerman të origjinës së vet dhe atë politik e filozofik të Kombit të madh e të lavdishëm Amerikan dhe etërve themelues të ansamblit të gjysmën perendive siç i quajti Xhafersoni burrështetasit që i dhanë Amerikës pavarësinë e Kushtetitën e saj.

Presidenti Amerikan erdhi në Shtëpinë e Bardhë në një kohë të trazuar për botën e njëherësh për Amerikën, e cila për mungesë lidershipi e vizioni ta paraardhësit të tij pësoj një stonjacion të vertetë në fushën ekonomike, regres në aspektin sigurisë kombëtare dhe paaftësi diplomatike dhe ushtarake, për t’u përballur me vatrat e nxehta të krizave globale, duke i dëmtuar kështu interesat amerikane në mbarë botën.

Donland Trump erdhi për të ndërtuar Perandorinë Amerikane, pasi më parë kishte ndërtuar perandorinë e tij, i cili u identifikua si një nga sipermarrësit më të aftë e vizionar të fund shekullit të XX-të dhe fillim shekullit të XXI-të. Ja arriti që për katër vjet të ringrejë në këmbë këtë shtet kolosal falë tij e trilionave të investuar në fushën ekonomike, ushtarake e atë të teknologjisë dhe po punon në përfeksion me të gjithë organizmat e tij.

Kjo është Amerika e fuqishme që ai u premtoj zgjedhësve, Amerika e begatisë së shtetasve të saj, e njëherësh lidership botëror, me mbrojtjen e lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut. Në kohën e depresionit të madh Presidenti Ruzvelt ju drejtue bashkëkombësve të tij më fjalët:

“E vetmja gjë që duhet të keni frikë është vetë frika”Presidenti Trump ua bëri të qartë kandidatit Bajden e kampit të tij se Putini, Kim Jongu dhe Erdogani mezi presin fitoren e rivalit të tij. Nënteksti është i qartë.Këta gangster të politikës, diktator të frymëzuar nga ëndrra perandorake e simpatizantë të ideologjive neofashiste e komuniste ja kanë frikën vetëm atij dhe vendosmërisë për të mbrojtur interesat e Atdheut të tij.

Vendosmëria me të cilin Presidenti Trump shtypi satanain e zi Isisin. Mënyra si ja tregoj vendin Kim Jongut të Dytë, e së fundi paqja që arriti të nënshkruaj mes izraelitëve dhe arabëve. Koha që po i kushton dhe përpjekjet e tij titanike për arritjen e një marrveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë janë motivim për popullin amerikan për të votuar pro Trumpit, Presidentit të tyre të madh, i cili pasi bëri realitet ëndrrën amerikane është i gatshëm të jetë një maratonomak i lirisë për popujt e shtypur nga diktaturat në mbarë botën.

Mos u ndalni në rrugën tuaj z President.Bota e lirë sheh tek Ju gardianin e lirisë së saj.Fitorja ju përket guximtarëve.Ju jeni emblemë e tyre.Zoti e bekoftë Amerikën.

Share: