Home KRYESORE Meta nis konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve! Fton Ramën...

Meta nis konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve! Fton Ramën në Presidencë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të Përgjithshme parlamentare 2021.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Presidenti Meta ka kërkuar që të premten të nisin konsultimet në Presidencë.

Meta të premten fton edhe kryeministrin Edi Ramën, ose përfaqësues të autorizuar nga ai, në Presidencë për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve.

Ftesa i është dërguar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe mban datën e sotme, 1 shtator 2020.

Top Channel

Share: