Aeroporti i Rinasit ka konfirmuar 25 fluturime për ditën e nesërme të cilët do të nisen nga Tirana drejt qyteteve pritëse.
Në njoftimin e shpërndarë Tirana Internacional Airport tha se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për t’u njohur me rregullat e karantinës.
Gjithashtu personat që lejohen të udhëtojnë, janë rezidentët në BE, nënshtetasit e EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta.
“25 Fluturimet e konfirmuara për datën 9 Shtator 2020 ⠀⠀⠀
Tirana Internacional Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkure janë:
Pegasus – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Karlsruhe dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim