Home KRYESORE Mjekët nesër në protestë para QSUT, policia refuzon kërkesën

Mjekët nesër në protestë para QSUT, policia refuzon kërkesën

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme.

Mjekët kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit nga sindikata, protesta do të zhvillohet rreth orës 10:00 në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të zgjasë një orë.

Mjekët kërkojnë përmbushjen e katër pikave nga institucionet shtetërore. Përveç rritjes së pagave dhe sigurimit të kushteve optimale të punës ata kërkojnë edhe sigurimin e jetës si edhe shpalljen dëshmorë të kombit për ata pjesëtarë të personelit shëndetësor që humb jetën në luftën me COVID-19.

Por policia ka refuzuar kërkesën e mjekëve për zhvillimin e protestës.

Në përgjigjen e saj ajo nënvizon se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie./ Opinion.al

Share: