Home KRYESORE Vajza e Robert Aliaj, fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Vajza e Robert Aliaj, fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Fituesja e këtij edicioni në spektalin “The Voice Kids” në Belgjikë është një shqiptare. Ajo është Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, e cila në fakt spikati që në nisje të konkurimit të saj në këtë program, duke tërhequr vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John duke marr kështu trofeun e spektaklit.

Kujtojmë se Gala jeton në Blegjikë, aty ku dhe ka lindur, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen për zërin e saj që në audicionet e fillimit, ku anëtarët e jurisë kthenin menjëherë karriget, që në notat e para të këngës. Edhe mediat belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e Gala Aliaj./Opinion.al

Share: