Home KRYESORE Adolishenca!

Adolishenca!

Tek shoh fytyrën e moshës,
fisnike, realiste, të mirë qënë,
zhytem në detin e syve
dhe gjej adoleshencën,
pranverën e jetës!

Krahët e kujtimeve…
më hedhin në ditët e Arkimedit ëndërrimtar,
kur “leva e dëshirave” lë fëmijërinë pas!
Ti kridhesh në një botë,
ku e gjen veten, në më të bukurin Altar!

Romeo dhe Zhulietë,
Xhek London, apo triumfator të drejtë,
vetëm në atë moshë mund të gjesh,
ku akoma ditët zbukurohen me dimensione humanizmi
dhe pragmatizmi i përjetshëm, akoma pret…!

Adoleshenca…si çdo e bukur ëndërr, mbaron në një çast,
kur realiteti shfaqet i zymtë, i vrazhdë,
më të rriturit nxitojnë të të zbresin nga aty sa më parë
dhe sinqeritetin, jeta “vret” me “lakuriqësinë” e saj…
Pastaj për të, ke vetëm mall, sa mall…!

Share: