Home KRYESORE Covid 19, Mjeku i njohur propozon teste të shpejta me kosto 10...

Covid 19, Mjeku i njohur propozon teste të shpejta me kosto 10 euro!

SPEKULANTË DHE POLITIKANË

Nga Erion Dasho

Testet e shpejta diagnostike të bazuara mbi zbulimin e antigjenit mund të ndryshojnë rrjedhën e epidemisë. Me një çmim prej më pak se 10 Euro për test, ato kanë besueshmëri shumë më të lartë se testi i tamponit.

Në Shqipëri, ministria dhe komiteti duhet të lëvizin shpejt për dy arsye:

Së pari, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe korrigjuar një nga gabimet më të mëdha që u bënë gjatë (keq)menaxhimit të epidemisë në Shqipëri.

Së dyti, për të mbrojtur qytetarin shqiptar nga spekulantët të cilët kanë nisur t’i ofrojnë këto teste kundrejt çmimit stratosferik prej 100 Euro, pra me një normë fitimi gati 1,000%!!!

Zgjidhja do të ishte blerja e menjëhershme e një sasie prej 1 deri 2 milion teste të tilla dhe vendosja në dispozicion të çdo mjeku të familjes të një sasie prej 1,000 testesh për gjithë periudhën e virozave.

Një masë e tillë e vetme mund të ndikonte direkt në uljen e Rt (parametri që zëvendëson R0) në vlera të menaxhueshme!

Tashmë është koha për të menduar jo vetëm për shëndetin dhe jetën, por edhe për ekonominë e shqiptarëve të cilët kriza po i varfëron çdo ditë e më tepër!

Testi i antigjenit mund të jetë masa më kosto-efektive që kemi sot në luftën kundër COVID!

Veç në duar të mjekëve dhe jo të spekulantëve!

Share: