Home Gjeo-Ekonomia COVID 19, TREGU I KRISHTLINDJEVE DHE TREGU I QOFTEVE

COVID 19, TREGU I KRISHTLINDJEVE DHE TREGU I QOFTEVE

Nga Erion Dasho

Me rritjen e numrit të rasteve COVID, qyteti i Frankfurtit vendosi këtë vit të anulojë një traditë më shumë se 600 vjeçare, Tregun (Panairin) e Krishtlindjeve, si dhe të vendosë një sërë masash të tjera që drejtuara nga synimi për të rritur distancimin fizik (takimet në vende publike lejohen me maksimumi pesë persona nga dy familje, ndalimi i alkoolit pas orës 11, si dhe mbajtja e maskave edhe në rrugë në qendrën e qytetit).

Për analogji, në Shqipërinë që para dhjetë ditësh vendosi me detyrim mbajtjen e maskës në publik, në qendër të Tiranës organizohet një event me shitje qoftesh e sallamësh, me muzikë të lartë (megjithëse antarë të respektuar të qeverisë kanë paralajmëruar se muzika transmeton COVID-in) dhe, sikur të mos mjaftonin këto, grupe valltarësh janë raportuar duke kërcyer dorë për dorë e pa maska.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Autoritetet shqiptare duhet të mësojnë nga homologët seriozë dhe të propozojnë masa me efekt të provuar, gjithëpërfshirëse dhe në harmoni me njëra tjetrën!

T’i vendosësh qytetarit gjobë se del në rrugë pa maskë dhe të organizosh një panair qoftesh në mes të Tiranës shkakton konfuzion dhe jep një mesazh të gabuar!

Koha për veprim!

Share: