Home KRYESORE Dalin detaje/ Floresha Rasha u kthye në Shqipëri me fëmijët e Lavdërim...

Dalin detaje/ Floresha Rasha u kthye në Shqipëri me fëmijët e Lavdërim Muhaxherit

anë zbuluar detaje të reja për operacionin e kthimit në atdhe të Floresha Rashës me 4 fëmijët e saj nga kampi Al – Hol në Siri. Siç dihet ajo udhëtoi drejt Shtetit Islamik së bashku me bashkëshortin e saj Diamant Rasha në vitin 2013.

Ky i fundit u vra pak muaj më pas me një snajper dhe ajo mbeti me 2 fëmijët e saj, njëri prej të cilëve, vajza e madhe, iu vra në një tjetër ngjarje më pas në qytezën e Baguzit ku edhe vetë Floresha Rasha u plagos duke mbetur në karrocë me rrota.

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Fatjona Mejdini zbuloi edhe disa detaje të tjera. Sipas saj Floresha Rasha pas humbjes së bashkëshortit u martua me Lavdërim Muhaxherin, komandantin famëkeq të ISIS të vrarë kohë më vonë në luftime.

Nga kjo martesë ajo ka 2 fëmijë të tjerë të cilët janë kthyer të gjithë në atdhe. Në foton lart është Lavdërim Muhaxheri dhe poshtë një letër e Floresha Rashës ku pranon emrat e fëmijëve që ka me Muhaxherin. Mësohet se fëmijët janë duke u trajnuar nga ekspertë socialë për t’i rintegruar ata në shoqëri./LAPSI.al

Share: