Home KRYESORE “Kanë vila në bregdet, për njerëzit mjaftohen me geto e kotece”/Rama: S’rindërtojmë...

“Kanë vila në bregdet, për njerëzit mjaftohen me geto e kotece”/Rama: S’rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle

“Nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle apo nëpër apartamente sociale”, kështu u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama, teksa gjendej në përurimin e hapjes së kantierit të parë te Bregu i Lumit.

“Ne do përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do e fitojmë këtë sfidë. Për të gjithë ata që presin të kthehen në shtëpi, ndërkohë që kanë filluar të parët të kthehen në shtëpi dhe për ata që do fillojnë të kthehen në shkolla. As në ëndërr nuk i kanë parë prindërit e tyre në 26 nëntorin që vjen. Do përballemi ditë për ditë me armikun e padukshëm. As më shumë e as më pak do ofrojmë ato që ofrojnë shtetet e tjera, dhe do përballemi me të ardhmen, për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë. Nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle apo nëpër apartamente sociale. Kanë vila në seri, sa në bregdet, në majë të kodrës, sa pranë ujit dhe afër diellit. Ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece e geto”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh:

“Do të përballemi edhe me nevojën që kanë të gjitha zonat për t’u ndarë përfundimisht nga epoka e plehrave, e plehrave si bashkëudhëtare, is bashkëjetuese të përditshme të jetës publike, sociale, të kujtdo që del nga shtëpia ka dekada e dekada që i ka plehrat pjesë të peizazhit, do përballemi edhe me nevojën e të gjithë Shqipërisë për të zhvilluar më tutje strukturën. Kush është mësuar të flejë gjumë si miku im Luli nuk e kupton dot që nëse ti ndalon punën, investimet, aktivitetin që jep punën dhe prodhon të ardhura, dhe çfarë parash ke i shpenzon të gjithba sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve njerëzit se s’ke me çfarë paguan mjekë e infermierë, por familje të tëra vdesin nga papunësia totale, hiqe këtë, hiqe këtë dhe çcoji të gjitha për ato përrallat e medemek zgjidhjes. Po kur thotë bëj testime më shumë që të ndalosh infeksionin? Po mirë pse nuk e ndalon Franca, Gjermania, pse nuk e ndaloi askush infeksionin pasi bënë më shumë apo më pak testime dhe kush jemi ne, kush jam unë, kush është ai, kush janë politikanët që të vendsim sa testime të bëhen, ne thjesht dhe vetëm kemi detyrimin t’u përgjigjemi atyre që janë në krye të detyrës. Jo t’i torrolisim e t’i shqetësojmë e t’i ngatërrojmë me një mijë e një budallëqe në ditë”.

Top Channel

Share: