Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar replikën me kryeministrin Rama në Twitter.
Ai i kërkon kryeministrit të tregojë ku ka çuar lekët e dhëna nga qeveria për inceneratorët,
“Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.”, shkruan Basha.
Reagimi i kryedemokratit vjen pasi kryeministri Rama iu përgjigj akuzave për inceneratorët duke thënë se në Shqipëri paguhet shumë herë më pak për trajtimin e plehrave në Europë. Ndër të tjera Rama shkruante se opozita merret me sulme personale ndaj nënës së ndjerë të kryeministrit, duke iu referuar episodit në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes./Opinion.al