Në studion e emisionit “Zonë e lirë” Presidenti Ilir Meta është shfaqur jo pak ekspresiv, e madje edhe shpërthyes veçanërisht në momentet kur ka folur lidhur me përplasjet me Kryeministrin Rama
Duke folur mbi situatën politike në vend, Meta kujtoi 2 Marsin dhe shpërndarjen e parlamentit.
Gjithashtu duke folur për zgjedhjet e 25 Prillit, Presidenti tha se populli do të vendosi sovranitetin dhe do të tregojë se nuk është popull kavje.
Meta: Nuk dal dot në rrugë se më thonë shpërndaje.
Çani: Më vijnë mesazhe më thonë ky duhet të jetë lideri i opozitës.
Meta: Unë sot jam lideri i Shqipërisë jo i opozitës. S’më intereson të jem lideri i opozitës.
Curri: Nëse njerëzit nuk do motivohen të reagojnë fizikisht dhe shpirtërisht, pasi kodi e bën luftën jo të barabartë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse një reagim të fuqishëm.
Meta: Populli shqiptar në 25 prill do shkojë me muzikën e Avzi Nelës të votojë. Do vendosin sovranitetin dhe do tregojnë që s’janë popull kavje, që nuk iu ngrefet siç thotë ai, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë./Opinion.al