Nga Zenel Çeliku
Politika në Shqipëri është parë dhe vlerësuar si biznesi më I mirë, ndaj bëhet një luftë e madhe vetëm e vetëm për të kapur ndonjë karrige në pushtet nga ku burojnë të mirat materiale. Kur PD doli në opoiztë, edhe disa figura të saj e panë vehten si lojtarë jashtë formacionit sepse në fund të fundit asgjë nuk është e përjetshme. Kjo I hidhëroi ata dhe I bëri kundërshtarë të PD dhe personalisht kundërshtarë të liderit të tyre-Lulzim Bashës. Ata filluan ashpër të deklarohen në adresë të Bashës, duke thënë se ai nuk ka aftësitë dhe autoritetin për të drejtuar një forcë politike siç është PD, me Bashën PD nuk vjen në pushtet sepse Basha nuk gëzon mbështetjen e bazës dhe të mbarë demokratëve-ishin deklerata e të dëshpëruarve brënda PD.
Me kalimin e kohës u vërtetua e kundërta, Basha I mori bindshëm frenat e liderit me një grup të ri politikanësh, iu përvesh punës për të ringritur PD atje ku ishte vite më parë. Të gjithë duhet të kuptojnë se PD ishte ngritur, formuar dhe ideuar që drejtimi I saj të bëhej me qëndrime të ashpra, me tone të forta dhe me protesta të zhurmshme. Për Bashën dhe grupin e tij, kjo mënyrë ndryshoi, tashmë PD është larg qëndrimeve të ashpra politike, por konstruktive. Të gjithë duhet ta kenë të qartë që të ndryshohet ai mentalitet brënda PD, nuk ishte aspak e lehte, ose mjaft e vështirë.
Vërtetë PD ka dy mandatë që është në opozitë, por kjo nuk do të thotë se PD ka qënë pasive në politikëbërjen opozitare, përkundrazi ka qënë shumë aktive dhe koherente për problemet që ka ngritur e debatuar. Askush nuk ka të drejtë të thotë se është faji I lidershipit të PD që kjo forcë politike është në opozitë, mbasi qëndrimet e PD shpesh kanë qënë në sinkronë me shqetësimet e shqiptarëve dhe me opinionet e ndërkombëtarëve.
I vetmi gabim I PD është bojkdi parlamentar ku I la fushe të lirë veprimi kësaj maxhorance me shumë problem. Çfar po ndodh brënda opozitës së bashkuar, duket se partitë e vogla (PAA, PBDNJ, LZHK, PR dhe PDK) duken si të pakënaqura me qëndrimet e PD, në hije edhe LSI ka pakënaqesi por pa u deklaruar.
Një fenomen interesant është shfaqur brënda PD kohët e fundit, ajo që po e dëmton imazhin e PD është se tashmë nga gjiri I saj po vërejmë tallava politike, ku diku më shumë e diku më pak, janë të njëjta me PDR e Genc Pollos, janë të ngjashme me FRD e Bamir Topit, dhe si partia Fryma Demoktatike e Astrit Patozit, që do të thotë se ai fat falimentues I pret edhe keto.
Sikur të mos mjaftonin këto parti që thamë pak më lart, sot shikojmë se po mbijnë pesë këpurdha politike me nxitim, pa frymë dhe pa platformë, e vetmja frymë dhe platformë e tyure është të radhiten kundra Bashës. Këtu evidentojmë partinë e Rudina Hajdarit, të Jozefina Topallit, të Myslym Murrizit e të tjera, por një gjë duhet të pranojmë, realisht këto parti e dobësojnë PD në elektorart dhe nesër në rezultatin e votimeve.
Në opinion thuhet, pse me nxitim krijohen gjithë këto parti të cila dalin vetëm nga PD. Mos vallë ka ndonjë skenar kundra kryedemoratit Basha, që PD ta marë dikush tjeter edhe pse mundet të ketë origjinë jo nga PD-ja? Gjithashtu, ashtu si shumë e shumë qytetarë por edhe si gazetar me përvojë çerek shekullor, gjykoj dhe jamë I bindur se këto parti sëbashku, nëse marrin 2 apo 3 deputetë, është sukses I madh për ato.
Mendoj me bindje se edhe këto parti të krijuar nxitimthi, do të përfundojnë si partitë motra që kanë rrejedhur më pare nga PD. Kjo në moralin politik konstruktiv nuk ështe demokraci, nëse partia ime nuk më pozicionon në listën e deputetëve, unë shkoj diku në një parti rrenash, ose krijoj një parti tjetër me 300 firma fantazëm.
Dhe në fund të fundit, vërtetë kësaj I thonë “prej inatit të sime-vjehre, shkoj e flej me mulixhiun”.
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency