Home KRYESORE Prindërit…

Prindërit…

Përballë fëmijëve të mij,
engjëj kthjelltues të jetës,
një imazh kujtimesh,
më sjell në mëndje prindërit…,
tashmë kujtim margaritar
që lidh të përtejmen e pa ardhur…,
me jetën e lënë pas!

Prindërit…,
kjo pasqyrë e mendimit,
udhërrëfyes malli magjik,
larg nga kjo botë,
përsëri na mësojnë
leksionin e jetës si prind,
nëpërmjet kujtimeve si refleksion!

Prindërit…,
shembull unik I mësim dhënies,
gjithmonë një hap para nesh,
si pasqyrë filozofike e ndërgjegjes,
reflektojnë konturet e misterit,
nëpërmjet mallit, respektit dhe jetës,
nga lindja deri në vdekje!

Share: