Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Profesor Kabo, me tone të ashpra në “Top Talk”: Një parlament i...

Profesor Kabo, me tone të ashpra në “Top Talk”: Një parlament i përbërë nga injorantë dhe idiotë është…

Profesori Përparim Kabo u shpreh i indinjuar ndaj parlamentit aktual shqiptar.

Ai tha në emisionin “Top Talk”, se ndryshimi në vend nuk mund të vijë shpejt, por së paku për 30 vite.

“Në një vend që kërkon të zhvillohet ndryshimi i dëshiruar nga shoqëria, nga partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nuk mund të vijë në mënyrë afatshkurtër. Shqipëria ka nevojë për një strategji të reformuar kombëtare dhe kjo mund të vijë për tre apo katër mandate. Ajo mund të vijë për rreth 30 vite”, tha profesori.

Më tej profesori nuk ngurroi të thumbonte përbërjen e parlamentit shqiptar, ai tha se një parlament që ka injorantë e idiotë është e përafërt me atë që është e mbushur me kriminelë.

“Nëse do ta zhvillosh këtë vend, i ke njerëzit t’i që do hartojnë ligje, nëse nuk ike këta njerëz atëherë ti ke në parlament një grup ushtarakësh civilë që ngrenë dorën si urdhëron komandanti civilo-ushtarak. Ky nuk është parlament. Dikush mund të thotë më mirë kështu t’i zgjedhë populli s’e kryetarët e partive çuan atje kriminelët. Një parlament është i pa pranueshëm nëse ka kriminel, por ai është po aq i papranueshëm nëse ka injorantë dhe idiotë. Njerëz që nuk kanë kulturën minimale që nuk dinë të lexojnë një tekst që ua kanë shkruar të tjerët. Që dalin në televizor dhe thonë duhani është i dëmshëm sepse shkurton cigaren. E kupton se kur kemi arritur?”, tha ndër të tjera Kabo.

Top Channel

Share: