Home Approccio Italo Albanese Drejtuesja e INAS Albania letër të hapur kryeministrit për ...

Drejtuesja e INAS Albania letër të hapur kryeministrit për pensionet e shqiptarëve në Itali

I nderuar Kryeminister,

Ende mungon një marrëveshjeje dypalëshe, për njohjen e kontributeve në të dyja vendet Shqiperi-Itali.

Emigrantet e Italise, te cileve iu ka ardhe tashme mosha per pension, kerkojne realizimin e marreveshjes bilaterale midis dy vendeve Shqiperi-Itali per pensionet.
Kjo marreveshje do bente te mundur bashkimin e viteve te punes qe ka kryer emigranti, qofte ne Itali apo edhe ne Shqiperi dhe keshtu do kishte mundesine te merrte pension njekohesisht ne te dy shtetet : “ Pension Italian edhe Shqiptar”.

Mungesa e marreveshjes sjell deme te medha per cdo emigrant qe ka jetuar dhe punuar ne Itali.

Ata kane paguar rregullisht kontributet shoqërore në këtë vend.Po te jete marreveshja, atyre mund t’u njihen vitet e punës për të drejtën e pensionit.

Janë mbi 502-mijë emigrantë shqiptarë, nder te cilet 260 mije që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane dhe minimumi që duhet ti garantojmë është që kontributet shoqërore që paguajnë sot, t’i japin të drejtën e një pensioni neser.

Deri më tani vetëm është folur por nuk ka pasur asgjë konkrete.

Situata eshte emergjente dhe ju kerkoj qe ti kerkoni shtetit Italian kete te drejte thelbesore te mohuar.

Mbetemi ne pritje te nje pune serioze nga ana e qeverise, per kete ceshtje te mbetur peng dhe e parealizuar prej shume vitesh, edhe pse e keni premtuar qe do ta mundesoni kete marreveshje ne zgjedhjet Parlamentare te vitit 2013.

Nga Beskida Aliaj,

INAS Albania

INAS, Instituti Kombetar i Asistences Sociale, eshte Patronat i CISL-it, i cili qe prej me shume se 70 vitesh, mbron dhe ndihmon falas qytetaret, punonjesit dhe pensionistet ne Itali e ne te gjithe boten, ne lidhje me problemet e sigurimit shoqeror, te asistences dhe sigurimit per aksidentet ne pune.

INAS ka nje strukture ne mbi 700 zyra ne Itali dhe mbi 100 zyra jashte vendit. Inas ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me ISSH, per nje mbrojtje me efikase te te drejtave te punonjesve shqiptare ne Itali e ne Shqiperi, per njohjen dhe integrimin e pozicioneve te tyre ne moshen e pensionit ne atdhe apo Itali.

Share: