Home KRYESORE Eksperti ngre dyshime për numrin e të shtruarve në reanimacion:Nuk mund…

Eksperti ngre dyshime për numrin e të shtruarve në reanimacion:Nuk mund…

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre pikëpyetje lidhur me shifrat situatës së pandemisë që po raportohen nga autoritetet në vend.

Sipas tij është i dyshimtë numri i personave që raportohen se janë shtruar në reanimacion. Ai shkruan se në botë rreth 20% e atyre që shtrohen në spitale kanë nevojë për kujdes intensiv. Kjo sipas tij do të thotë se numri i pacientëve në reanimacion duhet të ishte 75 dhe jo 15, sa raportohet.

Në fund të reagimit të tij ai shtron pyetjen nëse ka numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv.

Mesazhi i Dashos:

367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15! Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë! A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!/ Opinion.al

Share: